Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për të ofruar ndihmë për rimëkëmbje ekonomike nga vërshimet që ndodhën në Kosovë në muajin shtator të vitit 2022 dhe janar të vitit 2023.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se mbështetja do të jetë për bizneset dhe bujqit.
“Mbështetja do të bëhet për bizneset e bujqit. Në mbledhjen e kaluar kemi pasur mbështetje për ekonomitë familjare, derisa tash për bizneset e bujqit”, ka thënë Murati.


