KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » NATO dhe BE: Rusia po përgatitet për eskalim të luftës e jo për paqe
Politikë

NATO dhe BE: Rusia po përgatitet për eskalim të luftës e jo për paqe

Kosova News
Kosova News 15:29 -21/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, i kanë shprehur ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytri Kuleba gatishmërinë që të rrisin dhe përshpejtojnë ndihmën për Ukrainën e cila tash e një vit po përballet me agresionin e Rusisë. Shefi i NATO-s është shprehur se Rusia nuk po jep shenja se do paqe, por eskalim të luftës.

Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë të vetëdijshme se duhet jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të përshpejtojnë ndihmën për Ukrainën sepse Rusia nuk është e gatshme për paqe, por për eskalimin e luftës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke u përgjigjur në pyetjet për fjalimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe kërcënimin e tij ndaj atyre që i dërgojnë armatim Ukrainës, ka thënë se ky fjalim dëshmon se Putin po përgatitet për eskalimin e luftës e jo për paqe.

“Siç po shohim Putin nuk po përgatitet për paqe, por për eskalimin e luftës. Ai po grumbullon trupat dhe prandaj edhe ne duhet të rrisim ndihmën për Ukrainën. Të mos harrojmë se kjo është një luftë që ishte zgjedhje e Rusisë dhe Ukraina ka të drejtë të mbrohet. Ne si vende të NATO-s dhe të BE-së kemi të drejtë ta ndihmojmë Ukrainën që ta mbrojë veten dhe këtë po e bëjmë. Po e bëjmë edhe me armatim modern. Dhe duhet të sigurojmë pos armatimit edhe mjetet për mirëmbajtjen e tyre, municionin dhe logjistikën që i duhet Ukrainës”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg. Ai i ka bërë këto komente në një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytrij Kuleba.

Putini jep urdhër për vendosjen e raketave të reja bërthamore në gjendje gatishmërie

Në këtë takim është rikonfirmuar gatishmëria e NATO-s dhe Bashkimit Evropian që, edhe një vit pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, të vazhdojnë ndihmën e nevojshme për Ukrainën.

Shefi i NATO-s ka përsëritur gatishmërinë për të mbrojtur të gjitha vendet anëtare.

“NATO ka edhe një detyrë e ajo është që të parandalojë që kjo luftë t’i eskalojë Ukrainës. Prandaj që nga fillimi i invazionit kemi rritur praninë tonë në vendet fqinje, për të dërguar sinjal të qartë se NATO-ja është e gatshme të mbrojë secilën pëllëmbë të territorit të saj dhe sulmi ndaj një vendi anëtar do të jetë sulm ndaj gjithë NATO-s”, ka thënë ai.

Shefi i NATO-s i kërkon Putinit ta rishqyrtojë pezullimin e traktatit të armëve

Edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka bërë thirrje që të shpejtohet prodhimi i municionit në vendet evropiane sepse përdorimi i municionit në Ukrainë është më i shpejtë sesa shpejtësia e prodhimit të tij. Ai ka përsëritur se BE-ja është duke planifikuar që të bëjë një prokurim të përbashkët të municionit në nivel evropian në mënyrë që të ndihmohet Ukraina.

“Shpejtësia e prodhimit të armëve dhe municionit në industri nuk është në përputhje me nevojat urgjente në front. Prandaj duhet ta përshpejtojmë këtë”, ka thënë shefi i diplomacisë së BE-së, shkruan KOHA.

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se në shumë vende të Aleancës ka ardhur deri tek zvogëlimi i sasisë së municionit në depot ushtarake dhe tash NATO po punon, bashkë me BE-në dhe industrinë e armatimit, që të përshpejtohet prodhimi dhe mbushen depot në mënyrë që NATO të mund të sigurojë mbrojtjen e vendeve të saja anëtare, por edhe të ndihmojë Ukrainën.

Në këtë konferencë Borrell ka thënë se përfaqësuesi i Kinës për politikë të jashtme e ka siguruar se “Kina nuk i dërgon armë Rusisë”. Por ai ka bërë thirrje që ndaj kësaj të gjithë të jenë vigjilentë.

i jashtëm i Ukrainës ka thënë se para një viti pakkush ka paramenduar se lufta do të zgjasë kaq shumë. Prandaj, siç ka deklaruar ai, “përderisa lufta vazhdon ne nuk mund të themi se kemi marrë gjithë ndihmën e duhur deri më tash” duke bërë thirrje që ndihma të përshpejtohet. Ai ka përsëritur se ata të cilët nuk e kuptojnë se Ukraina nuk po e mbron vetëm territorin e saj, por të drejtën për të ekzistuar, një ditë edhe vetë mund të përballen me një agression të tillë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme

Kosova News 21/02/2023 21/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
14 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?