Nasuf Bejta do ta zë vendin e Vasfije Krasniqit, që të mërkurën dha dorëheqjen nga posti i deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Bejta që vjen nga Komuna e Vushtrrisë, i takon Listës “Guxo” dhe në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, i kishte mbledhur 5,763 vota.
Ai kishte shpallur kandidaturën për president, duke sfiduar simbolikisht Vjosa Osmanin, nismëtaren e iniciativës politike nga e cila ishte.
“Unë thjesht po kandidoj për ta ndihmuar procesin, në mënyrë që shteti të ketë institucione stabile. Ky stabilitet është i mundshëm vetëm kur ta përmbyllim procesin me zgjedhjen e presidentit të vendit”, pati deklaruar Bejta atë kohë.

Deputetja Vasfije Krasniqi Goodman, ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetes për shkak të një trajtimi mjekësor që është duke bërë, raporton KosovaNeës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Krasniqi Goodman, duke thënë se nëse vazhdon të ushtrojë detyrën e deputetes, do t’i vështirësohet realizmi i obligimeve për shkak se siç ka thënë ajo çdo muaj ka vizita të rregullta mjekësore.
Përmes një postimi, në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se angazhimin politik të saj për Kosovën do ta vazhdojë në ShBA, sidomos në Kongresin Amerikan…


