KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » NASA prezanton astronautët e misionit të ardhshëm në Hënë
Tjera

NASA prezanton astronautët e misionit të ardhshëm në Hënë

Kosova News
Kosova News 20:43 -03/04/2023
Shpërndaje
PHOTO DATE: March 29, 2023. LOCATION: Bldg. 8, Room 183 - Photo Studio. SUBJECT: Official crew portrait for Artemis II, from left: NASA Astronauts Christina Koch, Victor Glover, Reid Wiseman, Canadian Space Agency Astronaut Jeremy Hansen. PHOTOGRAPHER: Josh Valcarcel
Shpërndaje

NASA ka prezantuar katër astronautë të cilët janë personat e ardhshëm që do të fluturojnë për në Hënë.Në një njoftim është thënë se astronautët do të sillen rreth Hënës gjatë misionit Artemis II në anijen kozmike Orion të NASA-s.“Ky test historik i fluturimit me ekuipazh është vetëm fillimi i rrugës së NASA-s për të krijuar një prani afatgjatë shkencore dhe njerëzore në sipërfaqen hënore” – tha NASA.Tutje nga NASA ka prezantuar katër anëtarët e ekuipazhit që do të fluturojnë për në Hënë.Për Reid Wiseman NASA ka thënë se do të shërbejë si komandant i misionit Artemis II, përderisa është thënë se ky do të jetë udhëtimi i dytë i Wiseman në hapësirë, duke shërbyer më parë si inxhinier fluturimi në bordin e Stacionit Ndërkombëtar për Ekspeditën 40/41 në 2014.Wiseman është thënë se ka regjistruar 165 ditë në hapësirë, duke përfshirë pothuajse 13 orë kohë ecje në hapësirë dhe ka shërbyer si shef i Zyrës së Astronautëve nga dhjetori 2020 deri në nëntor 2022.

Victor Glover do të jetë pilot në misionin Artemis II dhe ai është thënë se do të bëjë fluturimin e tij të dytë në hapësirë. Glover u tha se ka shërbyer më parë si pilot në misionin SpaceX Crew-1 të NASA-s, i cili u ul më 2 maj 2021, pas 168 ditësh në hapësirë.“Si inxhinier fluturimi në bordin e stacionit hapësinor për Expedition 64, ai kontribuoi në hulumtime shkencore, demonstrime teknologjike dhe mori pjesë në katër shëtitje në hapësirë” – thuhet në njoftimin e NASA-s.Tutje u prezantua edhe Christina Koch që do të jetë specialiste e Misionit Artemis II, e që edhe për të ky është fluturimi i dytë në hapësirë.Koch u tha se ka shërbyer si inxhinier fluturimi në bordin e stacionit hapësinor për ekspeditat 59, 60 dhe 61 dhe se ka vendosur një rekord për fluturimin më të gjatë të vetëm në hapësirë nga një grua me një total prej 328 ditësh në hapësirë.Anëtari i katërt që u prezantua është Jeremy Hansen, po ashtu specialist i Misionit.“Duke përfaqësuar Kanadanë, Jeremy Hansen po bën fluturimin e tij të parë në hapësirë si një astronaut i Artemis II” – tha NASA.

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Kosova News 03/04/2023 03/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?