KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Nana Loke” qarkullon globin
Opinion

“Nana Loke” qarkullon globin

Kosova News
Kosova News 20:42 -05/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkruan: Dush Gashi

Më kujtohet një film për Nënë Terezën, i bërë nga RAI, nga ata filmat artistikë që bëhen duke iu përmbajtur sa më shumë dokumentares. Meqë edhe mua më shumë më interesonin faktet rreth veprimtarisë së saj, si të thuash nuk iu dhashë ndjenjave që t’i shkakton një film artistik. Por, fiziologjia e kishte bërë të veten. Duke parë gjithë atë mjerim të Kalkutës, atë mori fëmijësh thuaja lakuriq të enden rrugëve të atij qyteti të mjerë, pleq të shtrirë para kasolleve të tyre e duke e pritur vdekjen në vetmi, njerëz të leckosur e të uritur kahmos, vetëm në fund të filmit ndjeva shtrëngimin tepër fortë në bark, si reaksion i shkaktuar nga ndrydhja e emocioneve. Ndërsa ajo grua, sa një grusht, duhej të strehonte një shpirt gjigand brenda saj për të qëndruar me vullnetin e saj në atë vend e me ata njerëz!

***

Ndodhet në Nju-Jork, pranë një tavoline me një shoqatë të atjeshme me emrin e saj, për të mbledhur ndihma dhe për ta ndihmuar në misionin e saj. Burra të veshur bukur, me syze dielli dhe me telefona mobilë në dorë silleshin përreth. Nënë Tereza merr një shishe uji, të cilat ishin vënë në tavolinë dhe pyet sa ka kushtuar një copë. Katër dollarë, i thanë. Me katër dollarë, tha, ia paguaj një gjysmëvjetor shkollën një nxënësi në Kalkutë. Nuk ju desht më shumë për të kuptuar se ishte fjala për, siç do të thoshim ne, ‘biznes-patriotizëm’. Mori trastën e saj dhe iku. Ishin vitet e nëntëdhjeta dhe këtë situatë e kuptoja fare mirë, nga shumë shoqata në Kosovë!

***

Një gazetar, me qëndrim negativ ndaj saj, aludon se sikur në rrugën e saj të misionares e kanë detyruar prindërit. Deri në atë çast Nënë Tereza sillej me mospërfillje ndaj tij. Por, kur e dëgjoi këtë, iu vërsul, duke thënë përafërsisht kështu:

– Nuk është e vërtetë, nëna ime ka qenë shumë e dashur dhe e respektuar, e thërrisnim “Nana Loke”.

Nuk është teprim të thuhet se gjatë historisë së re kemi qenë popull thuaja se ‘jetim’, ndërsa në të nëntëdhjetat shpesh herë ndjeheshim si njerëzit më të braktisur e të harruar në botë. Ndërsa, falë kësaj gruaje, një film anglisht a italisht – tash kam harruar si ka qenë, fjalët shqipe ‘Nana Loke’ po bënte ta qarkullojnë globin! M’u mbushën sytë me lot!

***

Edhe sot pyetem me habi: çfarë dreq botëkuptimesh e karakteresh duhet të kenë ata njerëz, të cilët ngrihen kundër kësaj gruaje, e cila emrin shqiptar e përcjell kahmos në botë dhe emri i saj është shkruar në memorien e botës, prej nga nuk do të fshihet sa të ketë njerëz mbi dhe? Fundja, çfarë mund të kesh ndaj një personaliteti të tillë, qoftë ajo shqiptare, hinduse a kineze, të jetë katolike, myslimane a budiste…?!

Gjithashtu lexoni:

Koha për zgjim ekonomik, Kosova ka nevojë për prioritete që sjellin rezultate

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!

Ish-Ushtari i  UÇK-së Frashër Oseku me letër të hapur distancohet nga OVL që bojkotuan përvjetorin e pavarësisë dhe Epopenë e UÇK-së

“Roli i legjislativit në adresimin e dhunës”: Kuvendi dhe MD-ja mbajn konferencë

Aktivizmi i grave rome ne kulturën e shoqerise kosovare

Kosova News 05/09/2022 05/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
clear sky
30° _ 29°
26%
5 km/h
Wed
31 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C

Lajmet e Fundit

Deputetët kanë edhe 24 ditë për konstituimin e Kuvendit, çfarë ndodhë nëse kalon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese?
14:11 -02/07/2025
Bekim Gashi merr drejtimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci vazhdon në Inspektorat
14:08 -02/07/2025
Presidentja Osmani takohet me kryetarin e PDK-së Krasniqi
14:02 -02/07/2025
Vuçiq i ankohet Perëndimit: Kurti i bën urat e reja në Ibër pa pëlqimin e serbëve të Mitrovicës së Veriut
13:35 -02/07/2025
Google u gjobit me 314 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave nga telefonat joaktivë
13:33 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?