KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Naim Murselit dhe dy të dyshuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Siguri

Naim Murselit dhe dy të dyshuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Kosova News
Kosova News 09:24 -26/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë iu ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.


Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla gjenden në paraburgimin që nga muaji nëntor i vitit 2023.


Medina Gashi nga Gjykata Themelore në Prishtinë konfirmoi se masa e paraburgimit do të zgjatë deri më 25 tetor.

“Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 23.08.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 26.08.2024 deri me datë 25.10.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, tha ajo per telegrafin.


Ndryshe, në nëntor të vitit 2023, vendi u trondit nga një vrasje e rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku viktima ishte një grua e cila më pas u identifikua që ishte Liridona Murseli-Ademaj.


30 vjeçarja u vra derisa ishte në veturë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i cili më pas rezultoi se ai ishte i përfshirë në vrasjen e saj, duke ngritur kurth për të dhe duke paguar njerëz për ta vrarë Liridona Ademaj, gruan e tij.


Nëntë muaj pas vrasjes, Prokuroria Themelore ende nuk ka ngritur aktakuzë për Naim Murselin, dhe dy të dyshuarit tjerë, të cilët janë duke u mbajtur në paraburgim që nga koha kur ka ndodhur vrasja.
Tre të dyshuarit po mbahen në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë.


Liridona Ademaj pas vetës ka lënë dy djem, vrasja e saj kishte nxitur reagime të ashpra në shoqëri.
Naim Murseli, ndryshe ishte figurë e njohur në Kosovë, ai për një kohë kishte punuar si këshilltar politik i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Gjithashtu lexoni:

Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë

Tërmet në Shqipëri, epiqendra në Elbasan

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Kosova News 26/08/2024 26/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?