KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci thërret opozitën në seancë: Të përmbyllim zgjedhjen e presidentes dhe të shmangim zgjedhjet e reja
Politikë

Nagavci thërret opozitën në seancë: Të përmbyllim zgjedhjen e presidentes dhe të shmangim zgjedhjet e reja

Alban Begolli
Alban Begolli 11:10 -28/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur para fillimit të seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të procesit për zgjedhjen e presidentes dhe duke u bërë thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në këtë proces, raporton Ekonomia Online.

Nagavci përmendi edhe rastin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku ky i fundit i prezantoi nënshkrimet mbrëmë.

“Ajo tha se atëherë, jemi sot këtu për të vazhduar procesin e filluar dje me zgjedhjen e presidentit, presidentes së vendit. Besoj që në Kuvendin e Kosovës po fillon tani vazhdimi i seancës. Në fakt u bëj edhe një thirrje opozitës. Jemi dëshmitarë që edhe deputetët e opozitës janë shumica prej tyre edhe këtu në Kuvend, iftoj që të vijnë në sallë e të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm dhe t’i ofrojnë vendit presidenten e të vazhdojmë tutje punën duke shmangur edhe një palë zgjedhje të reja. Tani, ne kemi parë dje edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që prezantoi nja dhjetë nënshkrime, ndonëse pa një emër specifik. Por e vërteta është se ato nënshkrime, me sa jam në dijeni, nuk i janë ofruar as kryeministrit Kurti, as mua si shefe e grupit parlamentar, në mënyrë që t’i bashkëngjisim nënshkrimet e deputetëve tanë, dhe nuk ka asnjë lëvizje përtej një deklarate që pamë. Ne jemi në Kuvend, siç e thashë edhe dje, presim të gjithë deputetët që të vijnë në sallë e të përmbyllim procesin e zgjedhjes së presidentes”, tha ajo.

Duke iu përgjigjur akuzave për shkelje të Kushtetutës, ajo tha se e rëndësishme është që të gjindet zgjidhje.

“Tani ne jemi deputetë të zgjedhur, kemi mandat politik të marrim vendime të cilat konsiderojmë që janë në interes dhe në të drejtë të qytetarëve. Sikurse e përmenda edhe dje, seanca është ftuar me 40 nënshkrime. Në seancë kemi qenë 62 deputetë dhe kemi filluar seancën, ndërkohë që procesi i votimit me votë të fshehtë është mundësi që deri në përmbyllje të procesit mund të marrin pjesë të gjithë deputetët që janë të interesuar dhe duhet të votojnë. Në këtë pikë, në momentin që u pa që nuk janë 80 vota në kuti, e dimë që kryetarja ndërpreu seancën për të vazhduar sot, dhe sot presim që të vijnë deputetët. Konsideroj që përtej fajësimit ose hedhjes së akuzave, e rëndësishme është që të gjejmë zgjidhje edhe të zgjedhim presidenten e vendit”, u shpreh ajo.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Alban Begolli 28/04/2026 28/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”
18:11 -21/07/2026
Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi
18:02 -21/07/2026
Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës
17:54 -21/07/2026
​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?