KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci takon anëtarët e USKEB, bisedojnë për zbatueshmërinë e programit Fulbright
Arsim

Nagavci takon anëtarët e USKEB, bisedojnë për zbatueshmërinë e programit Fulbright

Kosova News
Kosova News 20:38 -29/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, me bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të MAShTI, kanë pritur në takim drejtoreshën për marrëdhënie me jashtë në Ambasadën Amerikane, Janifer Lawson dhe anëtarët e Bordit për Shkëmbim Arsimor SHBA-Kosovë (USKEB-United States Kosovo Educational Exchange Board), me të cilët diskutuan për zbatimin e marrëveshjes me Ambasadën Amerikane-Programin Fulbright, i cili e rendit Kosovën në vendin numër një në botë për shumën e bashkëfinancimit për kokë banori.

Ministrja Nagavci me këtë rast tha se, Kosova dhe Ambasada Amerikane kanë një bashkëpunim shumëvjeçar në fushën e arsimit, ndërsa e falënderoi znj. Lawson për përkrahjen e madhe amerikane në arsimin e lartë, duke qenë se kjo fushë është një nga prioritetet e Qeverisë dhe është renditur si objektiva e katërt në Strategjinë e Arsimit 2022-2026.

Ministrja Nagavci u shpreh e lumtur që përmes programit Fulbright studentëve iu kanë hapur rrugë për studime në institucione prestigjioze amerikane dhe për ecurinë e zbatimit të Programit deri në këtë fazë.

Drejtoresha për marrëdhënie me jashtë në Ambasadën Amerikane, Janifer Lawson falënderoi ministren Nagavci që e ka mirëpritur në takim, ndërsa vlerësoi gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar, veçanërisht sa i përket zbatueshmërisë së Programit Fulbright.

Ajo tha se, mbikëqyrësit e zbatimit të Programit po e shohin si model të suksesshëm themelimin e Bordit, i pari i këtij lloji, i cili është duke treguar rezultate të mira në praktikë.

Laxson u shpreh e gatshme që të vazhdohet kjo dinamikë e bashkëpunimit, duke thënë se ky është një manifestim i mrekullueshëm për të treguar partneritetin ndërmjet dy vendeve, ndërsa foli edhe për organizmin e një trajnimi në vendet evropiane i cili do të mbahet në muajin prill, të cilit tha se do ti bashkohet edhe Kosova.

Programi Fulbright për Kosovën sipas marrëveshjes të arritur ndërmjet MASHTI-it dhe Ambasadës Amerikane (2021-2025/2026), në kuadër të zbatimit ka paraparë edhe themelimin e Bordit për Shkëmbim Arsimor SHBA Kosovë (USKEB-United States Kosovo Educational Exchange Board), i cili është duke kontribuar pozitivisht në avancimin e kontributit binacional dhe implementimin e suksesshëm të programeve të shkëmbimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Bordi këshillon dhe asiston në prioritizimin e resurseve dhe programeve të shkëmbimit në arsimin e lartë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës. Bordi si strukturë unike është i vetëm i këtij lloji në botë dhe funksionon në baza vullnetare me përfaqësim nga akademia, shoqëria civile, alumi, ambasada amerikane dhe ministria e arsimit. USKEB si etnitet i ri tani më ka zgjuar interesimin e vendeve tjera për ta marrë Kosovën si model.

Në kuadër të këtij programi bashkëpunimi ndërmjet MAShTI dhe Ambasadës Amerikane përfitojnë mbi 40 qytataë në baza vjetore përmes shkëmbimeve akademike nga Kosova në SHBA dhe anasjelltas. Kjo është shumë e rëndësishme për promovimin e Kosovës në fushën e diplomacisë arsimore, në shumë vende të botës.

Gjithashtu lexoni:

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Kosova News 29/01/2024 29/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?