Ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se secila orë e humbur është një dëm me shumë për fëmijët.
“Unë pres që jo që nesër po qysh dje që edhe kryesja e SBASHK-ut të reflektojë të ndërpresë kërkesat e tyre dhe insistimin e tyre që mësimdhënësit të mos jenë me nxënësit e tyre, po ashtu edhe mësimdhënësit të mos humbin as një orë më shumë, por të jenë bashkë me nxënësit në klasat e tyre”, tha ajo.
Nagavci: Vlera e koeficientit do të jetë 120 euro
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se me ligj vlera e koeficientit, nuk është caktuar, por sipas kalkulimeve ai do të jetë 120 euro.
“Vlera e koeficienti është 120 euro, por vlera e tij do të llogaritet për çdo vit. Askush nuk do të marrë më asnjë meritë për rritjen e pagave e që ato janë paga të shtetit”, tha ajo.
Ministrja Nagavci bëri me dije se në projektligjin e ri të pagave mësimdhënësit janë trajtuar në mënyrë të dinjitetshme.
“Projektligji i ri për paga është në finalizim paraprak, gjatë javës së ardhshme besoj se do të jetë në dëgjim publik, koeficienti i ri për paga do të jetë edhe më i mirë”, tha ajo.
Sipas saj, grupi punues i ka marrë për bazë të gjitha rekomandimet e saj duke eliminuar të gjitha kategoritë që ishin lënë anash në projektligjin që ishte miratuar nga qeveria e kaluar.\rtk


