KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci përuron objektin e çerdhes në Zhegër të Gjilanit
Arsim

Nagavci përuron objektin e çerdhes në Zhegër të Gjilanit

Kosova News
Kosova News 17:27 -28/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, të martën kanë përuruar objektin e çerdhes në fshatin Zhegër të Gjilanit.

Por ish-drejtori i Arsimit në këtë komunë në vitet 2018-2021, Nazim Gagica, i ka akuzuar se ata janë duke përuruar një objekt, në të cilit punimet kanë përfunduar në shtator të vitit 2021.

“Jam shumë i lumtur që sot ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci bashkë me kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, përuruan çerdhen në Zhegër të Gjilanit, punimet e të cilës kanë përfunduar në shtator të vitit 2021”, ka shkruar Gagica në Facebook.

Në postimin e tij ai ka bashkëngjitur edhe një video që sipas tij është realizuar më 7 shtator të vitit 2021 ku ai përgëzon fëmijët dhe banorët e fshatit për çerdhen e re.

“Ky është objekti i ri i çerdhes së fëmijëve në Zhegër, këtë projekt e realizuam në vitin 2021 në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me Ministrinë e Arsimit dhe tani kjo çerdhe do të jetë në shërbim të fëmijëve të qytetarëve të Zhegrës”, thotë ai në këtë video.

Ai ka bashkangjitur edhe një video të ceremonisë që është zhvilluar të martën, në të cilën kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, e paraqet ndërtimin e objektit si të arritur të mandatit të tij e të Nagavcit.

“Zotimi ynë fillestar ka qenë që të ndërtohen katër çerdhe të reja brenda një mandati në komunën e Gjilanit, pra një ka përfunduar dhe një është në përfundim e sipër, e treta do të fillojë dhe e katërta do të përfundojë së shpejti”, ka theksuar Hyseni në ceremoninë e përurimit”, ka thënë Hyseni.

Për objektin e ri të kësaj çerdheje ka shkuar edhe ministrja Nagavci.

“Edhe një kopsht për fëmijë. Përmirësimi i qasjes në edukimin në fëmijëri të hershme është objektiv i ynë qeverisës. Kjo ngase të gjithë fëmijët meritojnë ambient të sigurt, mirëqenie, dhe edukim që në hapat e parë të jetës. Bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni përuruam objektin e Kopshtit për fëmijë në Zhegër të Gjilanit që është investim i përbashkët në mes të MAShTI dhe komunës së Gjilanit”, ka shkruar Nagavci.

Sipas saj ky objekt ka qenë i viteve të 80-ta, i demoluar dhe shkatërruar dhe se është adaptuar në kopsht.

“Si Qeveri do të vazhdojmë ndërtimin e çerdheve në fshatra e zona rurale në mënyrë që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të barabarta. Krahas kësaj, jemi duke punuar edhe në përmirësimin e kurrikulës për moshën 0-6 vjeҫ dhe në trajnimin e edukatoreve për qasje më të përshtatshme për moshën e fëmijëve”, ka shkuar Nagavci.

Gjithashtu lexoni:

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore

Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën

MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+

MASh publikon rezultatet e mbështetjes financiare për 599 studentet vajza/gra në programet STEM

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 28/02/2023 28/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit
13:58 -08/08/2026
Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja
13:53 -08/08/2026
Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri
13:13 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?