Ministrja e Arsimit, Shkenës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, ka thënë se, falë bashkëpunimit të shkëlqyer me British Council, tri studente nga Kosova do të vijojnë studimet master në Mbretrinë e Bashkuar. Ajo ka thënë se British është një ndër partnerët me të rëndësishëm, i cili sivjet ka filluar programin e mbështetjes së vajzave dhe grave që studiojnë në fushat STEM në Universitetet e Mbretërisë së Bashkuar.
“Nailja, Aulona dhe Erza do të vijojnë studimet master në Mbretërinë e Bashkuar
British Council, një nga partnerët tanë të rëndësishëm, sivjet ka filluar me programin e mbështetjes së vajzave dhe grave që studiojnë në fushat STEM në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar.
Nga vendet e rajonit, Kosova ka numrin më të madh të përfitueseve. Naile Haliti, Aulonë Fazliu dhe Erza Ahmeti janë tri përfitueset e bursave të British Council “Gratë në STEM”, për vitin akademik 2023/2024.
Me bindjen e plotë se tri studentet tona do të jenë të suksesshme në drejtimet që kanë zgjedhur, i urova që të jenë model edhe për vajzat dhe gratë tjera në të ardhmen”, ka thënë Nagavci.
“Falenderova përzemërsisht British Council për mbështetjen financiare që po ofron për vajzat dhe gratë tona në këtë program, i cili është në linjë me politikat arsimore të MAShTI, ashtu si dhe për bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm”, theksoi ministrja Nagavci.



