KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Ndihem e nderuar që po e përurojmë objektin e ri të shkollës në Junik, e cila mban emrin e heroit Edmond Hoxha
Arsim

Nagavci: Ndihem e nderuar që po e përurojmë objektin e ri të shkollës në Junik, e cila mban emrin e heroit Edmond Hoxha

Kosova News
Kosova News 21:46 -13/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu dhe drejtori i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Edmond Hoxha” në Junik, Bekim Gaxherri, në praninë e zyrtarëve të MAShTI, zyrtarëve të komunës, familjarëve të heroit të kombit, emrin e të cilit e mbanë shkolla, mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve të shumtë, përuruan sot objektin e ri të kësaj shkolle, i cili është investim i Ministrisë së Arsimit.

Ministrja Nagavci me këtë rast tha se, ndihet e nderuar që në shoqërinë e bashkëpunëtorëve nga Ministria e Arsimit, po përuron objektin e ri të shkollës në Junik, e cila mbanë emrin e heroit të kombit, personit të jashtëzakonshëm dhe të veçantë, Edmond Hoxha.

Ministrja Nagavci bëri të ditur se, ky projekt i financuar nga Ministria e Arsimit, i cili ka kushtuar rreth 1.5 milion euro do të ofrojë ambiente të përshtatshme dhe moderne për zhvillimin e procesit mësimor, për 492 nxënësit e shkollës, mësimdhënësit dhe stafin tjetër.

Nagavci tha se, si ministre e Arsimit është zotuar që do të krijojë kushte më të mira për çdo nxënës në Republikën e Kosovës, përfshirë infrastrukturën fizike, inventarin, pasisjet e konkretizimit të mësimit dhe mjetet tjera të nevojshme, për zhvillimin e një ditë mësimore sa më produktive.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu tha se, me përurimin e shkollës së re po plotësohen nevojat e kahmotshme për të krijuar kushte më të mira për mësim. Shehu falënderoi MAShTI-in për mbështetjen e vazhdueshme në rregullimin e infrastrukturës shkollore, e cila reflekton në përmirësimin e cilësisë në arsim.

Ndryshe, objekti i ri i shkollës përbëhet nga 25 klasa të cilat përfshijnë, 3 klasa për para fillor, sallën për drejtor dhe sallën e arsimtarëve, kabinetet për IT dhe Biologji, tre laboratorë, ngrohje dhe hapësira të tjera përcjellëse me sipërfaqe prej 5700 m2.

Gjithashtu lexoni:

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Kosova News 13/02/2024 13/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?