KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci, mësuesve: Nëse nesër s’mbahet mësim, s’ka kompensim
Arsim

Nagavci, mësuesve: Nëse nesër s’mbahet mësim, s’ka kompensim

Kosova News
Kosova News 12:19 -14/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, është shprehur e bindur se kompensimi i orëve të humbura për shkak të grevës së mbajtur nga SBAShK-u do të fillojë nesër.

E para e Arsimit, thirrjet për mosmbajtje të orëve i quajti vepër penale, teksa e kundërshtoi ashpër propozimin e Komunave për shtim të një ore në fund të ditës.

Ajo tha se janë 22 ditë të humbura, të cilat sipas saj duhet të kompensohen.

“Ministria e Arsimit në bazë të kompetencave që ka, ka nxjerrë kalendarin për vitin e ri shkollor dhe të gjithë e dinë që 22 ditë ka hunbur mësimi dhe është një humbje e madhe dhe patjetër se duhet të kompensohen orët e humbura. Kushdo që bën thirrje për mosmbajtje të mësimit jo vetëm që tregon papërgjegjshmëri por bën edhe vepër penale”, tha Nagavci.

Ndërsa për shqetësimin e Komunave se mbajtja e orëve gjatë vikendit do të ketë kosto shtesë, Nagavci tha se edhe kjo çështje është menduar.

“Ministria e Arsimit dhe Grupi punues që ka bërë kalendarin e ri shkollor, i ka marrë parasysh të gjithë faktorët. Është e rëndësishme se kalendari nuk bëhet sipas dëshirave e as pa planifikim. Janë edhe çështje teknike, pra do të sogurohemi që secila orë e humbur të mbahet gjatë ditëve në vijim dhe janë edhe çështjet praktike. Kushdo që propozon që mësimi të mbahet në atë mënyrë që të shtohet vetëm një orë në fund të ditës, ose tregon që nuk kupton sesi organizohet procesi mësimor ose tregon që po bën thirrje që të bëhet një mashtrim sepse është e pamundur që të mbahet vetëm një orë në fund të ditës”, tha tutje Nagavci.

Tutje Nagavci tha se mësimdhënësit të cilët nuk do ta respektojnë këtë vendin, nuk do të kompensohen. Ajo këtë e quajti obligim për të respektuar ligjin e assesi ndëshkim.

“Kjo nuk ka të bëjë me ndëshkime por ka të bëjë me respektim të legjislacionit. Sigurisht inspektorët e Arsimit nesër do të jenë në terren ne kemi pasur mirëkuptim dhe kemi realizuar pagesat me avans, nëse nuk mbahet dita e mësimit, sigurisht se nuk do të ketë edhe kompensim. Kjo nuk është ndëshkim por është obligim për të respektuar ligjin”, tha tutje Nagavci./eo/

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin

Sot përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

Kosova News 14/10/2022 14/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?