KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Legjislacioni për vlerësimin e mësimdhënësve drejt finalizimit, në mars del në dëgjim publik
Arsim

Nagavci: Legjislacioni për vlerësimin e mësimdhënësve drejt finalizimit, në mars del në dëgjim publik

Kosova News
Kosova News 14:53 -24/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media të mbajtur të premten, ka thënë se legjislacioni për vlerësimin e mësimdhënësve është në finalizim nga grupi punues.

“Grupi punues është në finalizim dhe gjatë muajit mars do ta kemi në dëgjim publik edhe shqyrtim paraprak, besoj që do të jetë në gjysmën e parë të muajit mars”, ka theksuar Nagavci.

Në konferencën e së premtes, ku Nagavci ka bërë të ditur që do të mbajë konferenca të rregullta javore, ajo ka folur për disa prej punëve që ka thënë se i kanë bërë në muajt e parë të këtij viti.

“Kemi vendosur mekanizma për sigurimin e integritetit akademik. Kemi paraparë që të kemi edhe komitetin etik në nivel qendror përveç këshillave të etikës në secilin prej institucioneve të arsimit të lartë. Kemi miratuar dy projektligje në kuadër të procesit të Berlinit të cilat janë ratifikuar në Kuvend. Jemi në proces të përpunimit të aplikimeve për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë”, është shprehur Nagavci.

Ajo ka thënë se kanë finalizuar edhe disa dokumente. “Deri në fund të këtij viti do të finalizojmë kurrikulën për edukimin në fëmijërinë e hershme. Kemi finalizuar gjatë këtij viti dy udhëzime administrative për mësimdhënësit. Në janar kemi publikuar në platformën e diskutimeve publike draftet e këtyre udhëzimeve të cilat kanë të bëjnë me mësimdhënësit”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka folur edhe për vënien e gurthemelit të objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, që është bërë të enjten e kësaj jave.

“Ky objekt kap vlerën 8.9 milionë euro dhe një pjesë e vogël është bashkëfinancuar nga Universiteti i Prishtinës me mjetet e buxhetit të Kosovës, ndërkaq ndërtimi i objektit i cili pjesën më të madhe të fondeve do të financohet nga BE-ja do të realizohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara, UNOPS. Planifikohet të përfundojë në verën e vitit të ardhshëm dhe në vitin e ri akademik studentët të nisin vitin në objektin e ri”, ka theksuar Nagavci.

Nagavci: Ata që i plotësojnë kriteret do jenë inspektorë të arsimit, mungesa e tyre na sjell pengesa

Gjithashtu lexoni:

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze

Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

Kosova News 24/02/2023 24/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Defender 25, një nga stërvitjet më komplekse të dekadës së fundit
11:04 -07/06/2025
Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin
10:49 -07/06/2025
Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare
10:30 -07/06/2025
Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri
10:11 -07/06/2025
Ekran gjigant për ndeshjen Shqipëri–Serbi në sheshin e Prishtinës
09:41 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?