KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Jemi në një moment që duhet të kemi 80 vota minimumi në kuti
Lajme

Nagavci: Jemi në një moment që duhet të kemi 80 vota minimumi në kuti

Kosova News
Kosova News 11:27 -03/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e  Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nënshkrimet për kandidatin për president do të mblidhen në momentin kur mazhoranca të jetë e gatshme të procedojë tutje, duke theksuar se aktualisht prioritet mbetet sigurimi i 80 votave në Kuvend dhe shmangia e zgjedhjeve të reja.

Sipas saj, takimet e kryeministrit Albin Kurti me partitë opozitare janë intensive, përfshirë edhe diskutimet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, me qëllim shmangien e zgjedhjeve.

Nagavci u shpreh se Kurti, në cilësinë e kryeministrit dhe kryetarit të partisë, po bën përpjekje që brenda afatit kushtetues të zgjidhet presidenti apo presidentja dhe të evitohet një proces i ri zgjedhor.
“Dhe në këtë fazë nënshkrimet do të mblidhen në momentin që ne jemi të gatshëm të procedojmë tutje. Deputetët tanë janë të gjithë të pranishëm edhe nuk do të jetë problem mbledhja e nënshkrimeve, por unë shpresoj që do të arrijmë një konsensus edhe të gjithë deputetët do të kryejnë obligimin e tyre, do të qëndrojnë në sallë edhe do të shmangim edhe një palë zgjedhje të reja. Takimet janë shumë intensive gjatë këtyre ditëve me të gjitha palët. Domethënë natyrisht zoti Abdixhiku është kryetar i një partie që ka 15 deputetë në Kuvend, andaj diskutimet janë të vazhdueshme me të gjitha palët të cilat do të mund të kontribuonin që të shmangen zgjedhjet”, tha ajo.
Ajo theksoi se janë të interesuar që nënshkrimet e tyre të jenë në funksion të zgjedhjes së një kandidati apo kandidateje e cila do të votohet.

“Kryeministri Kurti, kryetar i lëvizjes, po bën gjithçka është në kompetencat dhe përgjegjësitë e tij që të kemi presidentin, presidenten brenda afatit kushtetues dhe që të shmangen edhe një palë zgjedhje, të cilat nuk janë në interesin e të mirën e vendit. Është e vërtetë që teknikisht Lëvizja Vetëvendosje mund të ketë nënshkrimet për dy kandidatë, ndërkohë që deputetët e Kuvendit teknikisht mund të kenë nënshkrimet për katër kandidatë. Dhe ne jemi të interesuar që nënshkrimet tona të jenë në funksion të zgjedhjes së kandidatit, kandidates e cila do të votohet edhe do të merr votat, gjithashtu do të sigurojë pjesëmarrjen e 80 deputetëve në Kuvend”, tha ajo.

Sa i përket presidentes Vjosa Osmani, Nagavci tha se çështja nuk lidhet me vlerësimin e performancës, por me sigurimin e votave të mjaftueshme në një proces me votim të fshehtë.

Ajo shtoi se deklarimet e disa partive, përfshirë një subjekt me 22 deputetë që ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë një kandidat të caktuar, e bëjnë të domosdoshme garantimin paraprak të 80 votave minimumi në kuti.

“E kam thënë edhe në një intervistë, natyrisht se sistemi ynë kushtetues është i tillë që nuk ka të bëjë me vlerësim të performancës, por ka të bëjë me votat e deputetëve. Duhet të jemi të sigurt, duhet të jemi të sigurt që ne kemi 80 vota në kuti. E dini që votimi është i fshehtë, e dini situatën se si qëndrojnë edhe deklarimet e disa deputetëve. Natyrisht mendimet personale janë të rëndësishme, të vlefshme, unë i kam thënë publikisht ato. Ndërkohë që aktualisht ne kemi deklarata të partisë që ka 22 deputetë që nuk do të mbështesë një kandidat të caktuar. Ne kemi pasur një bashkëpunim të cilin e kemi vlerësuar, jemi munduar në funksion të përgjegjësive tona të japim maksimumin edhe besoj që kemi bërë një punë të mirë. Por tani jemi në një moment që duhet të kemi 80 vota minimumi në kuti”, tha ajo

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Kosova News 03/03/2026 03/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?