KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Abetarja e përbashkët, arritje madhore – më 2023 rritet buxheti për arsim në Kosovë, arrin në  82 milionë euro
Arsim

Nagavci: Abetarja e përbashkët, arritje madhore – më 2023 rritet buxheti për arsim në Kosovë, arrin në  82 milionë euro

Kosova News
Kosova News 13:39 -15/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka raportuar të martën në Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ku në pika të shkurtra përmendi prioritetet e sfidat që është ballafaquar kjo ministri.

Ajo, në mënyrë përgjithësuese përmendi aktivitetin e Ministrisë që nga edukimi në fëmijërinë e hershme deri në shkollimin parauniversitar, duke u përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës ligjore.

Ministrja Nagavci në mënyrë kronologjike përmendi  të arriturat e kësaj ministrie si: edukimin e fëmijëve të hershëm; formimin e Komitetit Këshilldhënës për edukim të fëmijëve të hershëm; ndërtimi i disa shkollave dhe çerdheve, në bashkëpunim me komunat për t’iu shmangur pengesave të ndryshme; ndërmarrja e masave të reja në përmirësimin e kushteve për arsimin parauniversitar.

Tutje, ministrja Nagavci vuri në dukje edhe mbështetjen e mësuesve të sëmurë, ku u janë ndarë një buxhet i konsiderueshëm për mbështetje të tyre.

Veç kësaj, ministrja Nagavci përmendi edhe faktin e punësimeve të asistentëve për fëmijët në nevoja të veçanta. Pastaj finalizimin e projektligjit për tekste shkollore që është dërguar në Kuvend për miratim.

Si arritje tjetër, Nagavci përmendi edhe formimin e 4 grupeve punuese për shikimin e performancës së punës së mësuesve, si dhe licencimin e mësuesve, që, sipas saj, do të shërbejë si motivim për punën e tyre edukative.

Më tej, ministrja Nagavci përmendi edhe ndihmën që kjo ministri ka ndihmuar nxënësve në Luginë të Preshevës.

Ajo ka vënë në dukje edhe përmirësimin e cilësisë së teksteve mësimore,  si dhe ofrimin e shërbimeve të këshillimit në karrierë për shkolla të mesëm të ulët.

“Kemi lansuar planin strategjik për arsim 2022-2026, ku është harmonizuar me planin strategjik në draftin e arsimit”, tha, mes tjerash, ministrja Nagavci.

Ajo më tej përmendi shifra në ngritje të buxhetit për arsim, ku sipas saj, më 2023 buxheti është  82 milionë euro, pra  9.712 milionë më shumë se më 2022, e sivjet mbi 12% më shumë se viti paraprak.

Ndërsa lidhur me shkollimin e minoriteteve ministrja Nagavci dha shifra konkrete që dëshmojnë kujdesin për ofrimin e kushteve në edukim edhe të komuniteteve tjera në vend, që nga edukimi i hershëm e deri në nivelin parauniversitar, duke përkthyer edhe tekstet shkollore në gjuhët e tyre.

Ndërkaq, si sfidë të theksuar, ministrja Nagavci përmendi gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19, si dhe grevat e shtatorit të organizuar nga SBAShK-u, ku, për sanimin e gjendjes së krijuar, ministria që ajo udhëheq, organizon mësimin plotësues të shtunave.

Pos kësaj ajo si të arritur të kësaj ministrie përmendi edhe formimin e Komitetit Kosovë-BE për Kërkim e Inovacion, si dhe një varg përfitimesh tjera, duke shtuar edhe anëtarësimin e Universitetit të Prishtinës pas tre vjetësh në instancat ndërkombëtare, por edhe funksionalizimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Më tej, ministrja Nagavci vuri në pah përfitimet që do të dalin nga “Procesi i Berlinit” në nënshkrimin e marrëveshjeve për njohjen e arsimit të lartë të vendeve të rajonit e që më së shumti do të përfitojnë shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës.

Por si e arritur kryesore e kësaj ministrie Nagavci përmendi abetaren e përbashkët me të cilën mësojnë të gjithë fëmijët që jetojnë në Shqipëri e Kosovë.

Nagavci: Pjesëmarrje e ulët e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura

Gjithashtu lexoni:

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Kosova News 15/11/2022 15/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?