Një grua, e identifikuar si Myvedete Suka, ka humbur jetën dhe tetë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur të hënën rreth orës 18:15 në Komoran të Drenasit.
Sipas të dhënave të Policisë, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes.
Në ngjarje janë përfshirë gjashtë vetura.
Një person, i dyshuar si shkaktar i aksidentit, pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.


