Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Besim Muzaqi ka kritikuar kolegët e tij partive opozitare duke i akuzuar se po tentojnë ta sabotojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për bordin e RTK-së i cili po bëhet nga ana e kuvendit të Kosovës.
Deputeti Muzaqi i cili njëherit është anëtar i komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për bordin e RTK-së ka thënë se sot gjatë punës së këtij komisioni deputetët nga opozita, Agim Veliu e Armend Zemaj nga LDK, dhanë vlerësim skandaloz duke ‘goditur’ kandidatët me nga 4 pikë nga 100 të mundshme duke abstrahuar faktin që në rubrikën për vlerësimin e shkollimit dhe përvojës nga 30 pikë të mundshme kanë poentuar kandidatët me doktoraturë me nga 1 pikë vlerësuese.
Muzaqi ka thënë se deputetët opozitar po përdorin “marifetet” e tyre duke i nënvlerësuar kandidatët në bazë të pikëve duke mos përfillur rregullat e vlerësimit duke mos ua njohur as shkollimin dhe përvojën e punës.
Deputeti i LVV-së shtoi se krejt kjo maskaradë e opozitës vetëm për të dëmtuar mesataren e kandidatëve meritorë dhe për të penguar sukseset e transmetuesit publik RTK-së në këtë fazë kur ato suksese veç po dalin në shesh. Nuk kalon kjo sikundër që nuk kthehet anarkia në RTK., ka thënë Muzaqi nëpërmjet një postimi në Facebook.
Lexoni edhe:


