KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mustafi: Popullata shqiptare po spastrohet nga Lugina
Rajon

Mustafi: Popullata shqiptare po spastrohet nga Lugina

Kosova News
Kosova News 09:27 -29/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Serbi, Ragim Mustafi, ka thënë se shpopullimi i popullatës shqiptare nga Lugina e Preshevës është një problem me të cilin janë duke u përballur.

Sipas tij, ky shpopullim ka ndodhur nga kushtet e vështira me të cilat ata janë duke u përballur.

Ai shtoi se ata janë të diskriminuar nga Serbia dhe se me pasivizimin e adresave, pra përmes mjeteve administrative po bëhet spastrimi etnik.

“Po ky është një problem real, po nuk është problem shpopullimi i popullatës, por kushtet në të cilat e kanë dërguar shpopullimin e popullatës, të cilët kanë qenë pjesë e diskriminimit të vazhdueshëm nga Republika e Serbisë. Madje pasivizimi është nga rastet më eklatante në botë, ku përmes mjeteve administrative siç është konstatuar nga Komiteti i Helsinkit bëhet spastrimi etnik, kjo ka qenë tema që kemi diskutuar me institucionet e Kosovës dhe njëra nga temat që e kemi diskutuar në Ëashington”, ka thënë Mustafi.

Mustafi tha se në Preshevë nuk ka as një prokuror, është vetëm një zjarrfikës e sipas tij, këto janë të dhëna të tmerrshme.

“Çështja e diskriminimit për një kohë të gjatë, nëse një qytetarë si unë ka kryer Fakultetin në Kosovë dhe nuk ka arritur ta nostrifikoje diplomën për 10-20 vite ai nuk mund të presë më që të krijohen kushte ku ta realizoj profesionin e vet pra ka pasur një diskriminim strukturor dhe jo vetëm në kuptimin e mos njohjes së diplomave, por edhe në fushën e arsimit, kulturës, informimit, në fushën e ligj-zbatimit, nuk kemi as një prokurorë e kemi vetëm një zjarrfikës, pra janë të dhënat të tmerrshme, integrimi dhe pjesëmarrja e qytetarëve në institucionet publike”, ka thënë ai.

Mustafi, foli edhe për mbështetjen nga Kosova e Shqipëria, duke shtuar se çështja e Luginës duhet të jetë edhe njëra nga prioritetet e Qeverisë kosovare.

“Qeveria e Kosovës dhe qeveria e Shqipërisë së fundmi kanë qenë shumë më proaktive, mund të theksojë se Qeveria Kosovës ka qenë jashtëzakonisht më shumë proaktive me vendosjen e linjës buxhetore për ndihma në 2 milionë për qytetarët e Luginës së Preshevës. Ajo që ne po kërkojmë është që çështja e Luginës të jetë edhe njëra nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës. Shifra nuk kemi por që ka shumë të rijnë të cilët e kërkojnë perspektivën e vetë ekonomike në perëndim kjo mbase është shumë e qartë”, është shprehur ai./eo/

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur 

Kurti takon ambasadoren e re të Zvicrës, Cattin Hennin

Abdixhiku takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Rezultatet e PISA, ministrja Kumbaro zbulon objektivat: Një mijë laboratorë inteligjentë dhe kurrikula të reja

Kurti për deklaratën skandaloze të Igor Simiqit: Mund të jetë në kuadër të euforisë nga varrimi i Mladiqit   

TAGGED: Lugina e Preshevës, Ragim Mustafi, shqiptarët e Luginës
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?