Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i është kundërpërgjigjet akuzave të zëvendëskryeministrja në detyrë nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi, e cila akuzoi Lumir Abdixhikun se i përjashtoi komunitetet jo-shumicë në propozimin e tij për formimin e një qeverie të tranzicionit.
Mustafa këto pretendime i ka quajtur të pavërteta, duke sugjeruar Rexhepin që ta lexojë gjithë letrën, para se të lëshohet në akuza.
“Emilija Rexhepi është mirë ta lexojë të gjithë letrën, ngadalë e me kujdes, para se të postojë akuza pa asnjë bazë. Nuk hidhet posht rezoni për qefin e Albinit…”, ka shkruar Mustafa në reagimin e tij në Facebook, raporton Indeksonline.
Sipas tij, pjesë e kësaj qeveri tranzicionale të poropozuar nga Abdixhiku do të jenë të përfshira edhe komunitetet joshumicë.
“Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues.”, ka shkruar Mustafa në kundërpërgjigjen e tij ndaj akuzave të Emilija Rexhepit.
Ai ka publikuar edhe letrën e plotë që Lumir Abdixhiku ja ka dërguar liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.