KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Skënderbeu është shqiptari për të cilin është shkruar më së shumti në histori
Lajme

Kurti: Skënderbeu është shqiptari për të cilin është shkruar më së shumti në histori

Kosova News
Kosova News 19:34 -06/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se Gjergj Kastrioti ka lindur para 620 vitesh, me shumë gjasë në një ditë sikur sot, në Ditën e Shën Gjergjit, siç na bën të besojmë emri i tij, prej nga mund të jetë pagëzuar “Gjergj”, sipas traditave mesjetare të krishtera. Sipas tij, në këtë ditëlindje Skënderbeun po e kujtojmë me portretin e  punuar në vitin 1533.

Ai ka thënë se Skënderbeu është shqiptari për të cilin është shkruar më së shumti në histori dhe njëri nga personalitetet historike në përgjithësi për të cilin janë shkruar më së shumti libra

“Gjergj Kastrioti ka lindur para 620 vitesh, me shumë gjasë në një ditë sikur sot, në Ditën e Shën Gjergjit, siç na bën të besojmë emri i tij, prej nga mund të jetë pagëzuar “Gjergj”, sipas traditave mesjetare të krishtera. Me origjinë fisnike nga familja e Kastriotëve, Gjergj Kastrioti do të bëhej një nga figurat më të njohura ushtarake dhe politike në Evropë, në shekullin e fundit të epokës së mesjetës.

Për një çerekshekulli, ai i priu kryengritjes dhe rezistencës kundërosmane të arbërve, duke dhënë shembull se si luftohet për liri, atdhe dhe bashkim politik. Ndër shekuj, emri i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, u bë referencë për strategji ushtarake, ideale politike, guxim në veprime dhe konsistencë në rezistencë”, ka thënë Kurti.   

Ai ka thënë se në këtë ditëlindje të tij, Skënderbeun po e kujtojmë me këtë portret të punuar në vitin 1533. Kjo gravurë është realizuar nga artisti gjerman Hans Weiditz, për të ilustruar botimin e parë në gjermanisht të biografisë për Skënderbeun që e shkroi Marin Barleti. 

“Skënderbeu është shqiptari për të cilin është shkruar më së shumti në histori dhe njëri nga personalitetet historike në përgjithësi për të cilin janë shkruar më së shumti libra. Në historinë e kombformimit te shqiptarët, figura e Skënderbeut është një nga shtyllat mbi të cilat është ngritur dhe qëndron kombi shqiptar. Gjergj Kastrioti ishte hero për së gjalli dhe do të mbetet heroi kombëtar i shqiptarëve në të gjitha kohërat. U kujtoftë dhe u nderoftë me lavdi Skënderbeu ndër breza!”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

Kosova News 06/05/2025 06/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?