KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Musliu: Politikanët e lidhur me BIA-n po provokojnë incidente në veri të Kosovës
Politikë

Musliu: Politikanët e lidhur me BIA-n po provokojnë incidente në veri të Kosovës

Kosova News
Kosova News 16:52 -08/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Aleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Veljkoviq, anëtarë të partisë “Demokracia Serbe,” u arrestuan nga Policia e Kosovës, por u liruan pas intervistimit në stacionin policor.

Sipas Policisë, Arsenijeviq dhe Veljkoviq penguan punëtorët e kontraktuar për të pastruar grafite me mbishkrime nacionaliste, si “Severna Brigada,” që ndodhen në sheshin afër urës Ibrit në Mitrovicë.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet e fundit të këtyre dy politikanëve, të cilët, sipas tij, janë të lidhur me shërbimin inteligjent serb, BIA.

Musliu ka theksuar se këta dy persona janë të përfshirë në provokime të vazhdueshme dhe destabilizuese në veri të Kosovës.

“’Politikanët’ e sponsorizuar nga BIA në Kosovë, Aleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Veljkoviq nga partia “Demokracia Serbe,” vazhdojnë të jenë recidivistë në provokimin e incidenteve për të krijuar trazira fiktive në Kosovë.

Këta dy persona, duke tentuar të krijojnë incidente destabilizuese në veri të Kosovës për të penguar integrimin e vendit, sulmuan punëtorët që ishin kontraktuar për rilyerjen dhe pastrimin e grafiteve raciste dhe nacionaliste antishqiptare,” ka shkruar Musliu.

Ai shtoi se Arsenijeviq dhe Veljkoviq iu afruan punëtorëve, goditën një kovë me bojë dhe iu drejtuan atyre duke pyetur: “Çfarë po bëni këtu?” Ky komunikim është i dëgjueshëm në një video të incidentit.

Pas derdhjes së bojës, Arsenijeviq u tha punëtorëve: “U derdh, këto gjëra ndodhin,” duke synuar të krijojë një incident. Gjatë arrestimit, ata vazhduan të provokojnë dhe të rezistojnë ndaj Policisë së Kosovës, edhe pse ishin paralajmëruar disa herë të mos pengonin punën dhe të largoheshin. Të dy u liruan menjëherë pas intervistimit.

Musliu shtoi se këta persona, së bashku me Listën Serbe dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale serbe, janë përfshirë në provokime të vazhdueshme kundër institucioneve të Kosovës.

“Këta dy persona, së bashku me Listën Srpska dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale serbe, kanë kryer provokime të njëpasnjëshme kundër institucioneve të Kosovës. Ata janë të njëjtët persona që provokuan më parë, kur serbët bllokuan dhunshëm ndërtesat komunale në veri të Kosovës gjatë protestave”, përfundoi Musliu.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna

Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti: Serbia po mobilizon grupe për një tubim masiv për Vidovdanin në Kosovë

Qeveria ndan katër milionë euro për policen e sigurimeve në kufij për mërgimtarët

Kosova News 08/08/2024 08/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

“Dy të lënduar”/ Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë
22:47 -27/06/2025
Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Trump: Mund të bombardojmë përsëri Iranin
21:16 -27/06/2025
Raphinha befason me deklaratën për transferimin e mundshëm të Williams tek Barcelona
20:58 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?