KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Musliu paralajmëron për luftën hibride serbe dhe rrezikun për shtetin e Kosovës
Siguri

Musliu paralajmëron për luftën hibride serbe dhe rrezikun për shtetin e Kosovës

Kosova News
Kosova News 14:19 -29/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Eksperti i sigurisë Agim Musliu, ka theksuar se propaganda serbe ka një histori të gjatë dhe se ajo ka filluar shumë më herët se sa krijimi i shtetit të Serbisë.

Ai ka kujtuar një episod të njohur të propagandës serbe, të cilin e lidh me gazetën “Borba” dhe fejtonin e vitit 1989, që i kushtohej atdhetarit të njohur Adem Demaçi.

Musliu ka theksuar se këtë fejton, me titullin “DIRIGJENTI NGA BURGU”, e paraqiste Demaçin si një “armik të rrezikshëm” për regjimin serb, duke u munduar ta mbyllte jo vetëm figurën e tij, por dhe aspiratat liridashëse të popullit shqiptar.

“Më 20 mars 1989, në faqen e parë të gazetës serbe ‘Borba’, kishte nisur fejtoni ‘DIRIGJENTI NGA BURGU’, i cili i kushtohej Adem Demaçit. Atëbotë, Demaçi 53-vjeçar, kishte 27 vjet vuajtje dënimi në burgjet e Serbisë”, theksoi Musliu në një postim të tij në rrjetet sociale.

Ai theksoi se, pavarësisht përpjekjeve të Serbisë për të mbyllur Adem Demaçin dhe luftën për liri, ky nuk ka mundur ta ndalë aspak popullin shqiptar.

“Pra, pavarësisht përpjekjes së Serbisë që ta mbyllë DEMAÇIN dhe njëkohësisht ta mbyllë edhe aspiratën liridashëse shqiptare, BACA ADEM u lirua pas një viti nga burgu! Populli shqiptar e ndoqi rrugën e tij!”, theksoi Musliu.

Sipas tij, ky akt i Serbisë dhe përpjekjet për të ndaluar aspiratat shqiptare për liri janë ende të pranishme, veçanërisht në formën e luftës hibride që zhvillohet sot.

Musliu theksoi se është e domosdoshme që të mbrohet shtetësia dhe liria e Kosovës nga këto përpjekje të vazhdueshme.

“Nuk duhet të lejojmë që lufta hibride serbe të na dëmtojë as shtetin e as lirinë tonë! Këtë ia kemi borxh Bacës Adem dhe fëmijëve tanë!”, përfundoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje

Plagoset një person në Pejë

Bastisen dy shtëpi në Podujevë/ Konfiskohen armë e municion, dy të dyshuar në kërkim

Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 29/10/2025 29/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje
13:45 -22/07/2026
Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën
13:11 -22/07/2026
Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit
13:00 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?