KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Murati: PDK, LDK e AAK po ia ruajnë pozitën e nënkryetarit Listës Serbe
Politikë

Murati: PDK, LDK e AAK po ia ruajnë pozitën e nënkryetarit Listës Serbe

Kosova News
Kosova News 15:40 -29/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, që është edhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se refuzimi i deputetëve nga PDK-ja, LDK-ja e AAK për ta votuar si nënkryetar një deputet që nuk është i Listës Serbe, sipas tij, nënkupton se këto parti po e ruajnë pozitën e nënkryetarit për dikë të Listës Serbe.

“Vetëm se duke mos pasur guximin politik ta votojnë qysh tash dikë të Listës Serbe, po presin derisa çështja të shkojë në Gjykatë Kushtetuese (për këtë edhe u bënë kinse e përjashtuan nga AAK deputetin Adem Hoxha, që ai t’ia sigurojë nënshkrimin e 10-të Listës Serbe), me shpresën që Gjykata Kushtetuese i nxjerr nga situata, që pastaj të thonë se “s’patëm qare pa votu se na detyroi Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Deputeti i Vetëvendosjes pretendimet e disa partive politike se nënkryetari serb duhet të jetë vetëm nga Lista Serbe, sepse ndryshe shkelet Kushtetuta, i ka quajtur të pavërteta.

“A shkelet Kushtetuta nëse zgjidhet Nenad Rashiq? Pretendimi i opozitës se gjoja vetëm një deputet i Listës Serbe mund të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit se përndryshe po u shkelka Kushtetuta, është i pavërtetë. Kushtetuta e thotë që nënkryetari duhet të jetë nga radhët e deputetëve që përfaqësojnë komunitetin jo-shumicë serb, kaq. Pra nuk ka ekskluzivitet apo monopol Lista Serbe në këtë rast”, ka shkruar tutje Murati.

Ai ka treguar se pse në vitin 2021 u zgjodh deputeti i Listës Serbe nënkryetar Kuvendi.

“Në vitin 2021, që të gjithë 10 deputetët që përfaqësojnë komunitetin jo-shumicë serb në Kuvend ishin nga Lista Serbe, pra nuk kishte opsion tjetër. Kurse tash në vitin 2025 janë 9 deputetë nga Lista Serbe dhe 1 deputet që nuk është i Listës Serbe, pra ka opsion tjetër.  Për më tepër, ndërmjet këtyre dy kohëve e kemi edhe sulmin terrorist në Banjskë të udhëhequr nga terroristi Milan Radojçiq, i cili ende sillet i lirë në Serbi dhe vazhdon ta dirigjojë Listën Serbe. Ky është argumenti i cili do duhej të bindte secilin deputet të Kuvendit që të mos e votojnë askënd nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendi”, ka shkruar Murati.

Seanca konstituive do të vazhdojë nesër në tentimin e radhës për të zgjedhur nënkryetarin e pestë të Kuvendit që i takon komunitetit serb të përfaqësuar në Kuvend.

Në dy seancat e fundit atë të 26 gushtit kur u zgjodh kryetari e katër nënkryetarët dhe në seancën e 28 gushtit, dështoi zgjedhja e nënkryetarit të komunitetit serb.

Lista Serbe si parti me 9 deputetë ka insistuar në emrin e Slavko Simiqit për këtë pozitë, emri i të cilit doli për votim tri herë e që nuk mori votat e mjaftueshme.

Derisa Lista Serbe e kishte të vetmin emër Slavko Simiqin, kryekuvendari  Basha sqaroi se i njëjti nuk mund të dilte më në votim bazuar në aktgjykimin e ri të Kushtetueses.

Bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës kryetari i Kuvendit vendosi që zgjedhja e nënkryetarit serb të bëhej përmes shortit, por as me këtë formë nuk arriti të zgjidhej ai.

Në garë për nënkryetar në dy seancat e fundit ishte edhe Nenad Rashiq, i cili e propozoi vetën për këtë post e të njëjtit iu tërhoq emri edhe përmes shortit, por as ai nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme.

Nenad Rashiq e ka vetëm edhe një mundësi, meqë ai ka dështuar dy herë të merrte këtë mandat.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Kosova News 29/08/2025 29/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?