Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Prokuroria nuk po ndërmerr asnjë veprim për nënshkruesit e dëmit mbi 100 milionë euro të kontratës kolektive, për ministrin e LDK-së që e vazhdon paligjshëm licencën për terminalin e devollëve, por e arreston dhe kërkon paraburgim për Hekuran Nikçin, kryeinspektorin e Punës, për çështje administrative. Nëse Pal Lekaj mund të gjykohet në liri për rastin e 53 milionëve, si mund të arsyetohet mbajtja në paraburgim e një profesionisti si Hekuran Nikçi për cështje krejtësisht administrative?
Murati ka thënë le të na gjejë dikush një rast të vetëm në Kosovë kur dikush është arrestuar për një çështje të tillë. Sipas tij, nën udhëheqjen e Hekuran Nikçit Inspektorati i Punës ka avancuar në shumë drejtime, e konfirmuar edhe nga agjencitë partnere ndërkombëtare që bashkëpunojnë me Inspektoratin e Punës.
“Prokuroria nuk ndërmerr asnjë veprim për nënshkruesit e dëmit mbi 100 milionë euro të kontratës kolektive.
Prokuroria nuk ndërmerr asnjë veprim për ministrin e LDK-së që e vazhdon paligjshëm licencën për terminalin e devollëve.
Por Prokuroria arreston dhe kërkon paraburgim për Hekuran Nikçin, Kryeinspektorin e Punës, për çështje administrative – shkarkimin e një personi”, ka thënë Murati.
Murati ka thënë le të ma gjejë dikush një rast të vetëm në Kosovë, kur dikush është arrestuar për një çështje të tillë?!
Sipas tij, nën udhëheqjen e Hekuran Nikçit, Inspektorati i Punës ka avancuar në shumë drejtime, e kjo më është konfirmuar edhe nga agjencitë partnere ndërkombëtare që bashkëpunojnë me Inspektoratin e Punës.
“Nesër qenka seanca ku shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për paraburgim për 30 ditë, e uroj e shpresoj që së paku Gjykata të marrë parasysh situatën e të korrigjojë këtë arbitraritet të Prokurorisë.
Nëse Pal Lekaj mund të gjykohet në liri për rastin e 53 milionëve, si mund të arsyetohet mbajtja në paraburgim e një profesionisti si Hekuran Nikçi për çështje krejtësisht administrative?”, ka thënë ministri Murati, në një postim në profilin e tij në Facebook.


