Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka qëndruar sot në Ferizaj, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për impiantin që do t`i trajtojë ujërat e zeza, në vlerë prej 20 milionë eurosh, përkrahur nga BERZH-i.
Murati deklaroi se ndarja e buxhetit nëpër komuna është bërë sipas ligjeve, ka rritje të buxhetit, dhe se përkrahja do të jetë e vazhdueshme nga niveli qendror.
“Edhe është rritur buxheti i komunave. Saktësisht komuna e Ferizajt do ta ketë buxhetin për herë të parë mbi 40 milion euro. Pra është 41 milion euro. Kur siç e thash mesatarisht 85% e atij buxheti është mbështetje e grandeve qeveritare për shkak se kemi arrit në nivelin qendror t’i rrisim të hyrat. Gjithsesi se ka edhe mbështetje të tjera që domosdo janë buxhetore”, tha Murati.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha se ka rritje të buxhetit për paga, por jo edhe për investime kapitale.
“Kam më pak investime kapitale më pak subvencione kam më pak komunali kjo është e vërteta sa i për ketë buxhetit por që janë buxhete të garantuara me ligjet që janë në fuqi. Komunat nuk kanë mbështetje në projekte është e kuptueshme që ka vështirësi financiare të kodeve”, tha Aliu.


