Kolegji i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, ditë më parë në një vendim ka gjetur se Ministria e Financave që drejtohet nga Hekuran Murati në mënyrë të kundërligjshme ka shpallë konkursin për pozitën e Drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, pasi që sipas KPMSHCK-së një procedurë e tillë është kompetencë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ministri I Financave Hekuran Murati sot në një konferencë për media i pyetur nga KosovaNews rreth këtij konkursi ka thënë se ministria konkursin e ka shpallë në bazë të ligjit për administratën tatimore dhe procedurat kanë baze ligjore. Raporton KosovaNews.
“Ne konkursin e kemi shpallë në bazë të ligjit për administraten tatimore dhe procdedurat, pra ka bazë ligjore, ai mund të jetë vlerësimi i këshillt, megjithatë zyra e ankesës ligjore tashme është e përgatitur për këtë por edhe me inspektoriatin e punës”, thotë Murati.
Ai po ashtu shton se ky mund të jetë vlerësimi i këshillit, dhe thotë se Zyra për Ankesa Ligjore është e përgatitur për këtë edhe me rastin e drejtorit të inspektoriatit të punës. Ai pohoi se që të dyja janë në ligjet që mbulojnë këto dy agjenci. Pra, në rastin e ATK-së është ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat, ndërsa në rastin e Inspektoriatit të punës është ligji për këtë administratë.
“Që të dyja janë në ligjet që mbulojnë këto të dyja agjenci, pra në rastin e ATK-së është ligji për administratën tatimore dhe procedurat, kurse në rastin e inspektoratit të punës është ligji për inspektoratin e punës” tha ai.
Më tutje Hekuran Murati shton se këto kanë kanë baza ligjore dhe se vetëm ka qenë vlerësim i këshillit por se Ministria e Financave do të shfytëzojnë mundësinë e ankimimit në gjykatë.
“Ka bazë ligjore vetëm se ka qenë vlerësim i këshillit por do të shfrytëzojmë mundësinë e ankimimit në gjykatë”.


