KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Murati i reagon thirrjeve për uljen e TVSH-së: Qëllimi është tek trashja e fitimit për tregtarët
Ekonomi

Murati i reagon thirrjeve për uljen e TVSH-së: Qëllimi është tek trashja e fitimit për tregtarët

Kosova News
Kosova News 14:12 -13/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë të hënën se ulja e akcizës së naftës është thirrje “për t’i trashur fitimet e tregtarëve”.

Sipas tij, largimi i akcizës nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe uljen e çmimeve.

“Që nga marrja e mandatit, ne si Qeveri nuk kemi ngritur as edhe një taksë të vetme. As TVSH-në, e as akcizën e naftës. Me fjalë tjera, nuk ka as edhe një veprim të vetëm të qeverisë që do të kishte ndikuar në rritjen e çmimit të naftës. Rritja e çmimit të naftës vjen si rezultat i rritjes së çmimit të furnizimit nga importi, që është jashtë kontrollit tonë, por edhe për shkak të rritjes së marzhës së fitimit nga tregtarët e naftës, sidomos tani kur pritet ardhja e mërgatës”, ka thënë Murati.

Ai ka shtuar se Qeveria është duke punuar  për një vendim që cakton çmim tavan dhe marzhë maksimale.

“Ndërsa thirrjet e opozitës që Qeveria të ulë TVSH-në apo akcizën në naftë ose produkte tjera, nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve. Përkundrazi, një veprim i tillë vetëm sa do të trashte fitimet e tregtarëve në njërën anë, dhe do të kufizonte mundësitë e shtetit që t’i mbështesë familjet në nevojë në anën tjetër”, ka vazhduar Murati.

Murait po ashtu ka përmendur Qeverinë Hoti për të arsyetuar pretendimin e tij.

“Dëshminë më të mirë për këtë e kemi parë përgjatë tërë vitit të kaluar, kur me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë Hoti, TVSH-ja për bizneset e gastronomisë ishte ulur nga 18% në 8%, për tërë vitin 2021. Përkundër kësaj, për asnjë moment çmimet e kafesë dhe produkteve tjera të gastronomisë nuk u zbritën, sepse e tërë ulja e TVSH-së u kthye në marzhë shtesë të fitimit për bizneset”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ministri i Financave përmendi edhe diskutimet në Gjermani që të vendoset një tarikfë për naftarët.

“Në Gjermani tani po diskutohet se si të aplikohet taksë speciale për fitimet e kompanive të naftës, të cilat kanë shfrytëzuar uljen e akcizës nga shteti për të trashur marzhën e fitimit për vete, duke ri-ngritur çmimet vetëm pak ditë pas zbritjes fillestare”, ka thënë ndër tjerash Hekuran Murati./Kosovanews/

Postimi i plotë:

Gjithashtu lexoni:

ASK: Kosova me rritje të ndjeshme të turistëve

Rifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën

Publikohet tenderi, për ndërtimin e pesë shkollave të reja

Ndërpritet uji i pijshëm në rrugën “Ali Vitia”, KRU “Prishtina” kërkon mirëkuptim

“Asnjë favorizim në ankandin solar”, Ministria publikon detajet e garancionit bankar: Çmimi i energjisë do të ulet 35%

TAGGED: Hekuran Murati, TVSH
Kosova News 13/06/2022 13/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për Klinën
14:20 -14/06/2025
KFOR-i amerikan realizon stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbin
13:47 -14/06/2025
Distria Krasniqi mposht brazilianen Pereira, kalon në raundin tjetër
13:32 -14/06/2025
Vidhen 1 mijë euro në një kafiteri në veri të Mitrovicës
13:06 -14/06/2025
Osmani takon kryetarin e JICA-s, temë projektet zhvillimore në Kosovë
12:39 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?