Murati i drejtohet opozitës: Edhe kur po rreni, jeni dorështrënguar – bile rreni mirë
Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të shqyrtuar në lexim të parë projektligjin për buxhetin për Kosovën për vitin 2023.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një fjalë rasti e ka kritikuar opozitën duke thënë se edhe kur gënjejnë, janë duarngrirë, njofton KosovaNews.
“Ne kemi të drejtë ta kthejmë pasqyrën nga ju se çka keni bërë kur keni qenë në pushtet”.
“Keni premtuar pagë mesatare një mijë euro, por kur erdhët vetë i rritët pagat 100 për qind. Tash ishit takuar me sindikatat dhe iu kishit premtuar rritje page prej 30 për qind”.
“Edhe me rrena ishit dorështrënguar, bile rreni mirë thoni 50 për qind e jo 30 për qind”.
Tutje, ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se buxheti bënë një hap tutje në realizimin e programit të Qeverisë.
“Veç a jeni që i kaloni Vetingun dhe buxheti bëhet. E njëjta është thënë edhe për Gjykatën Komerciale. Veç kaloni ju në Kuvend”, ka thënë Murati.
Ai ka thënë se janë thënë shumë dezinformata.
Ai ka thënë se Qeveria ka bërë po ashtu një Ligj për çmimet tavan, e atë e ka dërguar opozita në Kushtetuese.
“Vetëm dikush hipokrit dhe që ka interesa me supermarkete e dërgon një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Murati.
Sa i përket mjeteve të kontigjencës ai ka thënë se 75 milionë janë nga fondet e IPA-s. Ka thënë se ka shtim të kontigjencës edhe për ligjet e reja që hynë në fuqi dhe që do të përdoren ato mjete.
“Në momentin që kalon një ligj është kontigjenca dhe që shërben për ta zbatuar atë”, ka thënë ai. “Kur keni garuar para pandemisë i keni premtuar 100 euro për qytetarët e kur keni qenë në pushtet keni ndarë mjete për supermarketet”.
Murati është lavdëruar për rritje të hyrave, duke thënë bëhet me qeverisje të ndershme.