KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mungesa e investimeve, OEK kërkon rritjen e borxhit publik
Ekonomi

Mungesa e investimeve, OEK kërkon rritjen e borxhit publik

Kosova News
Kosova News 13:47 -20/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të reformave në politika fiskale. Sipas tij, bizneset nuk kanë gjetur përkrahje nga ekzekutivi. Rafuna konsideron se Kosova nuk e ka komoditetin që të ketë borxh publik të ulët.

Derisa thekson se kërkesë e tyre ishte gjetja e mundësive për rritjen e borxhit publik – qe të ketë më shumë investime në vend – Rafuna thotë se ka ndodhur e kundërta.

Ai vlerëson se nuk është shënuar ndryshim i ambientit të të bërit biznes në Kosovë përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes së Kurtit.

“Është dashur të ketë shumë më shumë hapa konkret, veprime sa i përket ndryshimit të ambientit të të bërit biznes në Kosovë, duke filluar prej politikave fiskale. Në këtë mandat katërvjeçar nuk e kemi parë asnjë ndryshim, në kuptimin lirim nga ndonjë tatim, qoftë indirekt apo direkt…Këtu është dashur me urgjencë që të ketë reforma”, tha Rafuna.

Duke folur për nevojën e rritjes së borxhit publik, thotë se Kosova ka nevojë për projekte kapitale të cilat kanë ndikim në mirëqenien e qytetarëve.

“Kërkesa jonë po ashtu ka qenë që të shihet mundësia të rritet borxhi publik, sepse Kosova ka shumë nevojë për investime. Raporti e shfaq atë që borxhi publik jo që nuk është rritur, por është zvogëluar dhe nuk e kemi komoditetin si Kosovë që të kemi borxh publik të ulët, por duhet ta rrisim që të marrim borxh publik si çdo vend tjetër, si çdo vend që është zhvilluar, por jo për shpenzime rrjedhëse, por për investime kapitale, për projekte konkrete, zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndikojnë në punësim”, thotë Rafuna.

Megjithatë, kryetari i Odës Ekonomike thotë se me disbursimin e mjeteve nga “Plani i Rritjes”, Kosova do të përfitojë më shumë.

“[Plani i Rritjes] Do të ndikojë drejtpërdrejt në investime kapitale, ka projekte shumë të mira kapitale, ka projekte të reformave të administratës publike. Me marrjen e këtyre mjeteve parashihet që të ndikojë drejtpërdrejt edhe në rritje ekonomike, pikërisht për shkak investimeve kapitale që parashihen projekte konkrete kapitale në Planin e Rritjes. Më pas nëpërmjet Planit të Rritjes i jemi bashkuar hapit pozitiv të zhvillimit sikurse të gjitha vendet tjera të rajonit. Është mundësi shumë e mirë, përveç reformave të brendshme që bëhen, kjo të jep mundësi të bëhen reforma për t’u integruar në tregun e përbashkët evropian. Plani i rritjes si qëllim primar e ka integrimin rajonal, pas integrimit rajonal të integrohet në tregun unik të BE-së që edhe si datë, tentativë është paraparë që të jetë 2030”, nënvizon Rafuna.

Rafuna ka komentuar edhe vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e masës së sigurisë për mallrat serbe.

“Si Odë Ekonomike edhe prej anëtarëve tonë nuk e shohim se kanë vërshuar, për arsye se nëse e marrim në totalin e importit prej 6 miliardëve, prodhimet finale që importohen prej Serbisë, janë rreth 180 milion. Mirëpo, duhet të kemi parasysh që mbi 75 për qind të këtyre mallrave prodhohen prej kompanive të huaja, të shteteve mike që kanë ndihmuar zhvillimin e Kosovës në mënyra të ndryshme, dhe gjatë vendosjes së kësaj mase, gjatë takimeve që kam pas me shumë ministra të vendeve të BE-së dhe shumë zyrtarë të lartë të vendeve të BE-së, më kanë vënë në dukje që është fakt që eksportohet prej Serbisë, mirëpo ai mall prodhohet prej kompanive tona që janë të vendosura një kohë të gjatë në Serbi”, thotë Rafuna.

Gjithashtu lexoni:

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, theksohet rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Kosova News 20/10/2024 20/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati
09:08 -16/06/2026
IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?