KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mungesa e fuqisë punëtore po sjellë probleme të mëdha për bizneset vendore – Shkaktar edhe trajtimi jo i mirë i punëtorëve  
Ekonomi

Mungesa e fuqisë punëtore po sjellë probleme të mëdha për bizneset vendore – Shkaktar edhe trajtimi jo i mirë i punëtorëve  

Kosova News
Kosova News 08:33 -16/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mungesa e fuqisë punëtore po sjellë probleme të mëdha për bizneset vendore. Këtë e pohojnë nga Sindikata e Sektorit Privat në Kosovë.

Ekonomistët vlerësojnë se trajtimi jo i mirë ndaj punëtorëve, ka sjellë këtë situatë. Përderisa publikimet e fundit të ASK-së flasin për rreth 750 mijë persona ekonomikisht jo aktivë në tregun e punës.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vlerësojnë se mbi 77 mijë persona janë të papunë  dhe rreth 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë.

Duke folur për Radio Kosovën, Jusuf Azemi, nga Sindikata e Sektorit Privat në Kosovë, shpreh skepticizmin e tij lidhur me të dhënat e publikuara në ASK për fuqinë jo aktive në vend.

Ai thotë se bizneset janë në telashe të mëdha me mungesë të fuqisë  punëtore.

“Një kompani më kërkoi që t’ia gjejë një punëtor me 500 euro pagë, ushqim dhe transport. Unë ende nuk po mund ta gjej një punëtor që do të punonte në këto kushte, sepse ka mungesë të tyre. Bizneset janë në telashe të mëdha me mungesë të fuqisë punëtore. Tash, një punëtor të thjeshtë që vetë e kërkova në bazë të një kërkese të një kompanie e me kushte të mira, nuk po mund ta gjej, derisa të dhënat e ASK- nuk e di sesi i freskojnë ato, por në realitet nuk qëndron ajo”, tha ai.

Punësimet jo adekuate në profile të caktuara për çka edhe studiojnë, pagat e ulëta dhe orari i stërzgjatur, janë disa nga shkaqet që hezitojnë personat të kërkojnë punë, vlerëson për Radio Kosovën ekonomisti Ardijan Sahiti.

Sipas tij, bizneset tona nuk e trajtojnë si duhet punëtorin në vendin e punës.

“Qytetarët kërkojnë shumë e më shumë dhe kërkesat e tyre janë në përputhje me mundësitë e biznesit, por vetë bizneset nuk reagojnë. Unë problemin e shoh te vetë sipërmarrësi në vendin tonë, nuk i fajësojë punëtorët, po të ishte problemi te fuqia punëtore jo aktive, apo problemi te popullsia jonë, atëherë vendet si Gjermania nuk do të kishin kërkuar punëtorë dhe nuk do të kishin bërë lehtësira në ambasadat e tyre për Kosovë. Problemi nuk është te popullsia apo te kultura jonë si shoqëri, por te mentaliteti biznesor, i cili për fat të keq nuk duket që po ndryshon”, tha ai.

Sido qoftë, njohësit e ekonomisë vlerësojnë se duhet që institucionet të kenë një qasje serioze ndaj këtij fenomeni.

Gjithashtu lexoni:

3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit

Murati: Me gjithë pengesat nga Përparim Rama, MASHTI investon 12 milionë euro në Prishtinë

Kurti: Ndërtimi i urave mbi Ibër rrit bashkëpunimin – janë për bashkëjetesë, jo për ndarje

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin doganor

Kosova News 16/05/2023 16/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Arrestohet një person për mbajtje të paautorizuar të armëve
21:39 -01/07/2025
Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate
20:53 -01/07/2025
Gjykata urdhëron masa disiplinore kundër Real Madridit për shkak të videove që sulmojnë gjyqtarët
20:48 -01/07/2025
Limoni, deodoranti më i thjeshtë dhe natyral – ja si mund ta aplikoni
20:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?