Deputeti i VV-së, Armend Muja, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka thënë se nga të dhënat e Komisionit Hetimor për Energji, të siuruara nga KEK dhe ZRRE, del se Kosova në vitet 2006-2013 ka blerë energji elektrike nga kompani të konsideruara si pjesë e mafisë ballkanike.
“Komisioni Hetimor për Energji Elektrike (II): nga të dhënat e importit të energjisë të siguruara nga KEK dhe ZRRE rezulton se Kosova ka blerë energji elektrike në vlerë prej 314 milionë euro ndërmjet 2006-2013. Importi i energjisë elektrike kryesisht është bërë nga Kompanitë që shpesh janë vlerësuar si pjesë e mafias ballkanike të energjisë:
(1) EFT Group – në pronësi të Vuk Hamović, ish-drejtor i Energoprojekt, djali i Gjeneralit Hamović, mik i djalit të Aleksander Rankovič. EFT është hetuar nga Britania e Madhe, SHBA dhe BE për dyshimet e ndërlidhjes së tyre me politikanë të ndryshëm ballkanik. Hamović zotëron projekte të energjisë në Republika Srpska, të financuara nga Kina dhe ka një bankë në Rusi. Ndërmjet 2006-2013 Kosova ka blerë energji nga Hamović në vlerë prej 142 milionë euro. KEK nuk importon më rryme nga EFT. Ndërrmarrja Publike KOSTT ka nënahkruar kontratë për mbulim të humbjeve në veri me Hamović në vitin 2017.
(2) Rudnap – në pronësi të Damir Fazlić, nip i Stanishić ( shefit të sigurimit tê Milosheviqit) dhe Vonin Lazarevič, djali i Gjeneralit Serb Lazarevič. Fazlić dhe Lazarevič kishin në pronësi banka në Shqipëri, Qipro dhe të ndërlidhura me offshore kompani në Panama, Qipro, Malta dhe Ishijt Sychelle.
(3) GEN-i Beograd – Kosova ka blerë 82.2 milionë euro nga GENi- ndërmjet 2008-2013. GEN-i Beograd është bërë partner importi i KEK pas ardhjes së PDK në pushtet”, ka shkruar deputeti Muja.


