Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar pas sulmit të opozitës ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe kabinetit qeveritar në Kuvendin e Kosovës.
Muja përmes një postimi përmendi edhe sulmin e PSD-së që ndodhi sot jashtë Kuvendit si dhe gazetarët Baton Haxhiun dhe Berat Buzhalën për të cilët tha se po sulmojnë nëpër studio televizive e portale e që këto i quajti krime të organizuara në 3 fronte
Ai u shpreh se e zgjodhen momentin tash, sepse nuk duan ta lënë Kosovën t’i fitojë betejat që duket se do t’i fitojë dhe se e gjitha kjo vjen si rezultat i luftës së suksesshme ndaj krimit jo vetëm në veri por edhe në Prishtinë e kudo.
“Kumbarët e krimit, pavarësisht etnive, kanë mbështetur dhe mbështesin njëri-tjetrin. Ky është koncerti i krimit të organizuar i ditëve të sotme që në fakt është krimi i organzuar i gjithë viteteve të pasluftës që askush nuk ua prishi tymin e duhanit. Është i qartë frustrimi i tyre. Është i qartë shpërthimi i tyre” shkroi Muja në Facebook.