KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPJD vazhdon aktivitetin e ditës së dytë të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana” (VIDEO)
Politikë

MPJD vazhdon aktivitetin e ditës së dytë të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana” (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 09:54 -17/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do ta vazhdojë aktivitetin në ditën e dytë të punimeve të Forumit Ndërkombëtar Ulpiana, i cili po mbahet për herë të parë në Prishtinë.

Pjesë e këtij Forumi janë pjesëmarrës nga 21 shtete nga e gjithë bota, me gjithsej 48 folës në gjashtë panele të ndryshme për të diskutuar tema nga më të ndryshme, me udhëheqës nga fusha e migrimit, zhvillimit dhe diasporës, përfaqësues nga organizata ndërkombëtare, akademia, shoqëria civile dhe media.

Tema e ditës së sotme do të jetë “Migrimi përmes Angazhimit të Diasporës: Një Dimension i Ri për Bashkëpunimin Diplomatik dhe Zhvillimor”.

Sipas axhendës, fillimisht do flas ministrja Donika Gërvalla, pastaj me radhë Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, Zdenko Luciq, sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë dhe Artemis Malo Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, i Shqipërisë.

Pastaj do diskutohet për temën: “Nga politika në praktikë: Modele të suksesshme në rolin e qeverisë në angazhimin e diasporës”.

Për këtë temë do flasin zyrtarë nga Nepali, Sierra Leone, Gana e Kroacia.

Temat e tjera për diskutim do të jenë: Digjitalizimi i Diasporës: Nga A.I. te Rrjetet e A&I., Të dhënat për diasporën: Ndërtimi i shkallës në komunikim, rrjetëzimi dhe shtrirja për angazhimin e diasporës, Modeli i Angazhimit të Diasporës së Kosovës: Nga shërbimi në angazhim, Diaspora dhe Lidhja e Paqes për Zhvillimin Humanitar: Gjenerimi i Ndikimit në Klimë, Humanitarizëm, Siguri dhe Rini, Diaspora & Talenti: Një kufi i ri për një ekonomi të diturisë pa kufi, Diaspora dhe Transformimi Ekonomik: Shpërndarja përmes dhe përtej remitancave etj.

Punimet e Forumit Ulpiana do të jenë të përqendruara në panele ekspertësh nga sektorë të ndryshëm si: akademia, shoqëria civile, biznesi, të cilët do të diskutojnë tema specifike, të lidhura me angazhimin e diasporës dhe zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë kulturën, zhvillimin ekonomik, diplomacinë publike, sigurinë, teknologjinë, të rinjtë dhe hartimin e politikave.

Gjithashtu lexoni:

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia

Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë

Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti

Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë

Izmaku: Nëse merret vendim për votim, ne votojmë – presim vendimmarrje politike në tavolinë

Kosova News 17/11/2023 17/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?