KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit
Siguri

BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit

Kosova News
Kosova News 22:03 -16/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në fillim të kësaj jave, KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, konfirmoi se ka nisur një “tranzicionin gradual” të pranisë së përhershme të trupave nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

KFOR-i konfirmoi raportimet se Policia e Kosovës atë dite ishte parë të qëndronte në urë.

Një zëdhënës i Bashkimit Europian i tha Gazetës Express se ishin të informuar nga NATO.

“Dislokimi i një misioni të NATO-s në Kosovë është çështje që vendoset nga NATO. Mund të konfirmojmë se BE-ja është informuar nga NATO”, tha një zëdhënës i BE-së.

Zëdhënësi ka rikujtuar pozicionin e BE-së në raportin e vitit 2025 për vendin, ku thuhej se ura duhet të hapet pas konsultimeve me “partnerët e sigurisë”.

Për BE-në, ky kusht është përmbushur pas njoftimit nga KFOR-i.

“Qëndrimi i BE-së për urën ka qenë gjithmonë i qartë: pasi të kompletohen punimet në urën Austerlitz në Mitrovicë, si dhe vlerësimet dhe konsultimet shtesë, ura duhet të hapet. Mund të konfirmojmë, siç është përmendur tashmë në raportin vjetor të vitit të kaluar, se ky është vërtet rasti”, thuhet në përgjigjen dërguar Gazetës Express.

Brukseli thekson se u informuan si duhet nga KFOR-i për tranzicionin e nisur.

“Si pjesë e mekanizmit me tri nivele të reaguesve të sigurisë në Kosovë, Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është informuar në mënyrë të duhur nga KFOR-i për tranzicionin gradual të pranisë së përhershme. Misioni do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për të garantuar siguri të përshtatshme për të gjitha komunitetet në të gjithë territorin e Kosovës, në përputhje me mandatin e tij”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit.

Ky proces, KFOR-i ka thënë se do të jetë “gradual” dhe se për këtë “po koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët relevantë”.

“Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, ka nisur tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga Ura Kryesore në Mitrovicë. Në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, kjo është pjesë e procesit për optimizimin e dislokimit të KFOR-it. Ky proces do të jetë gradual, i bazuar në kushte dhe po koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët relevantë, përfshirë përfaqësuesit e Institucioneve në Kosovë dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Shefi i Mbrojtjes i Serbisë, gjenerali Mojsilovic, është informuar rregullisht gjithashtu. Gjeneralmajor Ulutas, Komandanti i misionit të KFOR-it, mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë homologët e tij kryesorë në Institucionet e Kosovës, organizatat ndërkombëtare dhe Forcat e Armatosura të Serbisë”, thuhet në një përgjigje të KFOR-it për Gazetën Express të hënën.

Misioni i NATO-s në Kosovë tha se trupat e KFOR-it janë të pozicionuar mirë “për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi relevant”.

Të hënën, KFOR-i njoftoi gjithashtu se ka nisur “integrimin e personelit të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së KFOR-it, në Manastirin e Deçanit”.

Gjithashtu lexoni:

Aksident trafiku në Malishevë, lëndohen 5 persona

Dogana e Kosovës zbulon 63,400 euro të padeklaruara në Merdare

Digjet një veturë në Gjakovë

Arrestohet një huligan serb në Zveçan, dyshohet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në vitin 2023

Policia deklarohet mbi dorëzimin e Vezir Hazirajt në stacion policor

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?