KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPJD: Përmbyllëm me sukses evakuimin e disa kosovarëve nga Izraeli
Lajme

MPJD: Përmbyllëm me sukses evakuimin e disa kosovarëve nga Izraeli

Kosova News
Kosova News 14:40 -25/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se në bashkëpunim të ngushtë me ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael, ka përmbyllur me sukses, që në ditët e para të përshkallëzimit të situatës së sigurisë, evakuimin e disa qytetarëve të Kosovës nga territori i Izraelit, përmes Jordanisë dhe Egjiptit.

“Procesi është realizuar në koordinim të afërt me autoritetet izraelite dhe ambasadat e Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Egjiptit në Izrael. MPJD shpreh mirënjohjen e saj të thellë për bashkëpunimin dhe lehtësimin e procesit nga ana e autoriteteve përkatëse të këtyre vendeve”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga kjo ministri.

Ndërkohë, MPJD thotë se po ndjek nga afër rastin e një shtetaseje të Kosovës që ndodhet në trajtim mjekësor në spitalin “Soroka” në qytetin Be’er Sheva, ku së fundmi është raportuar për një sulm.

“Fatmirësisht, ajo nuk ka qenë e pranishme gjatë sulmit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ambasada e Kosovës në Izrael është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e saj dhe po punon për realizimin e evakuimit të tyre sapo të krijohen kushtet përkatëse”, thotë MPJD-ja.

Gjithashtu, kanë bërë të ditur se një qytetar tjetër i Kosovës është aktualisht në proces të largimit nga Izraeli përmes Egjiptit, me mbështetjen e ambasadës.

Ministria, ka treguar se në Izrael ndodhen edhe 13 qytetarë të tjerë së Kosovës, të cilët, sipas tyre, deri më tani nuk kanë shprehur interesim për evakuim. Këto shifra MPJD-ja thotë se janë bazuar në të dhënat e fundit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael mbetet në gatishmëri të plotë dhe e angazhuar për t’iu përgjigjur çdo kërkese për ndihmë nga qytetarët tanë, duke koordinuar nga afër me autoritetet izraelite dhe partnerët ndërkombëtarë për çdo mundësi të mëtejme evakuimi”, vijon tutje njoftimi i MPJD-së.

Kanë përsëritur thirrjen karshi kosovarëve që jetojnë në Izrael që të tregojnë kujdes maksimal dhe të qëndrojnë vetëm në zona të sigurta.

“Ju lutemi që me përpikëri të ndiqni udhëzimet dhe paralajmërimet e publikuara nga Komanda e Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit. Udhëzimet janë të përditësuara dhe të disponueshme në gjuhën angleze në linkun zyrtar: https://www.oref.org.il/eng”, thekson tutje njoftimi.

Gjithashtu, MPJD-ja ka publikuar edhe numrin e telefonit dhe adresën elektronike të ambasadës për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.

“Për çdo pyetje, shqetësim apo nevojë urgjente për ndihmë, ju lutemi të kontaktoni Ambasadën në: +972 (0) 586 340 450, email:[email protected]”.

Gjithashtu lexoni:

Nga 170 në 325 €: Dalin shtesat e rritura për lehonat – Murati: Një mbështetje që s’ka ekzistuar para katër vjetësh

Kërkoi që të përcillte nga brenda seancën e Kuvendit, kjo është përgjigjja që mori avokati Koci

Operacioni “Qielli i thyer”- Apeli i lë në paraburgim 22 të dyshuarit për trafikim me narkotikë

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut pas konfirmimit të sëmundjes “Gjuha e Kaltër”

Kosova pa Kuvend, miliona eurot në pritje

Kosova News 25/06/2025 25/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Wed
35 °C
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë
18:44 -25/06/2025
Erdogan: Derisa KFOR-i turk ndodhet në veri, s’do të ketë ndonjë problem
18:38 -25/06/2025
Nga 170 në 325 €: Dalin shtesat e rritura për lehonat – Murati: Një mbështetje që s’ka ekzistuar para katër vjetësh
18:22 -25/06/2025
Osmani uron popullin slloven për ditën e Pavarësisë: Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë
17:57 -25/06/2025
Club Brugge i thotë jo Milanit për Jasharin
17:45 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?