KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPJ jep shifrat, kaq kosovarë ndodhen në Lindjen e Mesme
Lajme

MPJ jep shifrat, kaq kosovarë ndodhen në Lindjen e Mesme

Kosova News
Kosova News 15:28 -02/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, ka dhënë shifrat e fundit për numrin e kosovarëve që ndodhen në Lindjen e Mesme.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, përmes misioneve tona diplomatike është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Lindje të Mesme, me qëllim të përcjelljes së gjendjes së tyre dhe ofrimit të mbështetjes së nevojshme.


Sipas të dhënave më të fundit:
Në Izrael ndodhen 21 qytetarë të Republikës së Kosovës;
Në Arabinë Saudite 331 qytetarë;
Në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 400 qytetarë rezident dhe 70 turistë të lajmëruar deri më sot;
Në Katar 75 qytetarë;
Në Kuvajt përafërsisht 60 qytetarë;
Në Bahrein 4 qytetarë;
Në Oman 2 qytetarë.
Sipas informacioneve nga misionet tona diplomatike, të gjithë qytetarët tanë aktualisht janë në gjendje të mire shëndetësore.
Ministria është duke punuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të koordinuar me autoritetet e shteteve përkatëse për të identifikuar dhe siguruar opsionet më të përshtatshme për evakuimin e qytetarëve tanë, nëse kjo paraqitet si e nevojshme.
Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe ka njoftuar se kufijtë tokësorë me Omanin mbeten të hapur. Aktualisht, janë të disponueshme edhe disa opsione fluturimi, nga Rijadi drejt Frankfurtit dhe nga Xheda drejt Prishtinës.
Megjithatë, institucionet vendore të të gjitha shteteve të rajonit, rekomandojnë dhe udhëzojnë që në këtë fazë të mos ndërmerren udhëtime, deri në qetësimin e plotë të situatës së sigurisë. Autoritetet përkatëse kanë bërë të ditur se secili udhëtim i ndërmarrë në rrethana të tilla bëhet me përgjegjësi individuale, pasi shtetet nuk mund të marrin përgjegjësi për pasojat e mundshme që mund të lindin nga zhvillimet e paparashikueshme të situatës.
Rekomandime për qytetarët tanë:
Të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve lokale.
Të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në njoftim të radhës.
Të qëndrojnë në kontakt të rregullt me përfaqësitë tona diplomatike.
Për çdo nevojë urgjente, qytetarët mund të kontaktojnë:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe: +971 547092109
Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael: +972 586 340450
Ambasada e Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite: +966 537508835
Ambasada e Republikës së Kosovës në Katar: +974 5055 9453: thuhet në njoftim./Indeksonline/

Gjithashtu lexoni:

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Kosova News 02/03/2026 02/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?