KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPB-ja monitoron procesin e lejeqëndrimit në Mitrovicën e Veriut
Lajme

MPB-ja monitoron procesin e lejeqëndrimit në Mitrovicën e Veriut

Kosova News
Kosova News 10:38 -26/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të përcjelljes nga afër të procesit të aplikimeve për lejeqëndrim dhe regjistrimin e fakteve të gjendjes civile.

njoftimit zyrtar, në këtë vizitë morën pjesë përfaqësues nga ARC-ja, Departamenti Ligjor si dhe Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, të cilët monitoruan punën e zyrtarëve të angazhuar në pranimin e kërkesave dhe trajtimin e rasteve të qytetarëve.

Gjatë qëndrimit në Mitrovicën e Veriut, zyrtarët zhvilluan takime të drejtpërdrejta me qytetarë të interesuar për rregullimin e statusit të tyre juridik në Republikën e Kosovës. Ata ofruan informacione të detajuara mbi procedurat ligjore dhe mundësitë për pajisje me dokumente zyrtare.
Ndër çështjet kryesore të ngritura nga qytetarët ishin:

pajisja me dokumente për bashkëshortët e shtetasve të Kosovës përmes procedurës së bashkimit familjar;
regjistrimi dhe pajisja me dokumente për fëmijët e lindur jashtë vendit;
procedurat për aplikim për lejeqëndrim për familjarët e personave që tashmë posedojnë lejeqëndrim në Kosovë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka theksuar përkushtimin e saj për ofrimin e shërbimeve transparente dhe të qasshme për të gjithë qytetarët, duke garantuar zbatim të njëtrajtshëm të legjislacionit në të gjithë territorin e vendit.

Vizita në Mitrovicën e Veriut, sipas MPB-së, është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për informimin e qytetarëve dhe lehtësimin e procedurave administrative, ndërsa nisma të ngjashme pritet të vazhdojnë edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kosova News 26/03/2026 26/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?