Dy vajza kanë raportuar në Polici se janë sulmuar fizikisht nga vëllai i tyre, i cili aktualisht gjendet në arrati.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Gjakovë, të hënën pas mesnatës dhe është iniciuar si “Dhunë në familje”.
“Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga vëllai i tyre kosovar. Sipas viktimave, rasti dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.


