KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Motoristët po dëmtojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, AMMK-ja ka një paralajmërim
Lajme

Motoristët po dëmtojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, AMMK-ja ka një paralajmërim

Kosova News
Kosova News 14:02 -26/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, në kuadër të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, deklaroi se po përballet me probleme të shumta të veprimeve ilegale në territorin e parkut.

“Përkundër paralajmërimeve të mëhershme dhe takimeve bilaterale me Federatën e Motoçiklizmit të Kosovë, kanë vazhduar rastet e veprime ilegale të motoristëve dhe veturave për bjeshkatari duke shfrytëzuar ilegalisht terrenin e Parkut Kombëtar “Sharri” për lëvizje dhe gara të ndryshme në pronat publike dhe private” thuhet në njoftimin e AMMK-së.

Sipas Agjencisë, këto veprime po shkaktojnë ndërhyrje të drejtpërdrejt në prishjen e peizazheve natyrore, ndotjen e mjedisit, krijimin e mbeturinave si dhe po ndikojnë negativisht në shqetësimin e kafshëve të egra që jetojnë në këto zona me vlera të mëdha të biodiversitetit.

“Për të parandaluar këto aktivitete, AMMK ka vendosur edhe shenja informuese, ka shpërndarë shkresa informuese, ka kërkuar ndihmë nga Policia Kosovës që të ndalojë këto aktivitete, ka njoftuar inspektoratet përkatëse, por deri më sot nuk janë përfillur veprimet e AMMK përkatësisht të stafit të DAPK ‘’Sharri’’.

Prandaj në javët në vazhdim me qëllim të parandalimit të këtyre aktiviteteve ilegale do të intensifikohen angazhimet në bashkëpunim me institucionet relevante, dhe do të veprohet përmes ndërmarrjes së masave shtesë në kuadër të së cilave ndaj kryerësve të këtyre veprimeve do të shqiptohen gjoba bazuar në legjislacionin në fuqi, do të konfiskohen mjetet motorike si dhe do të ngrihen kallëzime penale për shkeljet ligjore” deklaron Agjencia.

Me këtë rast, AMMK-ja ka paralajmëruar të gjithë ata që janë duke kryer këto veprime që të tërhiqen nga këto aktivitete ilegale, sepse në të kundërtën do të përballen me masa ligjore përkatëse.

Gjithashtu lexoni:

Kurti pret Kryetarin dhe anëtarët e Odës Ekonomike të Gjenevës

Temperatura mbi 37 gradë gjatë muajit korrik, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca me një paralajmërim për qytetarët

Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër

Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca

Qelaj: Bllokada në Kuvend mund të vazhdojë edhe pas vendimit të Kushtetueses

Kosova News 26/06/2025 26/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Thu
37 °C
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti pret Kryetarin dhe anëtarët e Odës Ekonomike të Gjenevës
16:38 -26/06/2025
Dy të vdekur nga stuhitë franceze që përmbytën rrugët dhe shkaktuan rrjedhje të çatisë së parlamentit
16:32 -26/06/2025
Temperatura mbi 37 gradë gjatë muajit korrik, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca me një paralajmërim për qytetarët
16:28 -26/06/2025
115 akuza ndaj Man Cityt – një skenar i tmerrshëm mund të ndodhë
16:25 -26/06/2025
Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër
16:18 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?