Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i ngjashëm me ditën e marte, kryesisht i vranët, por edhe me intervale të shkurta me diell.
Gjatë ditës pritet të ketë rritje të lehta të temperaturave, sidomos në mesditë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 21 gradë Celsius.
Gjatë dy ditëve të ardhshme, parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.


