Mbi vendin tonë të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat vende- vende mund te sjellin ndonjë rigë lokale.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri në 30 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.


