Gjatë ditës së sotme në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s.


