Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat do të kenë lehtësisht rritje.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale parashihen të lëvizin mes 10-12 gradë Celsius, e maksimalet mes 26-30 gradë.
“Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare. Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë relativisht të mira .Indeksi UV mbetet i lartë dhe mundësisht duhet respektuar këshillat e IKSHP. Java e ardhshme do të vijoj me temperatura më të larta se kjo javë që po e lëmë pas”, thuhet në njoftim.