Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas njoftimit të Institutit vranësirat nëpër disa vende mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.
Temperaturat minimale do të sillen nga 2 deri në 5 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 17 deri në 20 gradë celsius.
Parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.


