Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) parashikon që sot të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në njoftimin e IHK-së thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.


