Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.
Sipas IHK-së, gjatë ditëve që vijnë parashihen edhe reshje të shiut të cilat do të shoqërohen me rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Në viset malore me lartësi mbi 1800m mund të bien edhe fjollat e para të borës.


