Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të premten moti do të jetë kryesisht i vranët, me riga shiu të shpërndara në disa zona.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 2 deri në 5°C, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 8 dhe 11°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–3 m/s.


