KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mosfunksionalizimi i objektit të Fakultetit të Bujqësisë lë në magazinë pajisjen 20 mijë euroshe
Ekonomi

Mosfunksionalizimi i objektit të Fakultetit të Bujqësisë lë në magazinë pajisjen 20 mijë euroshe

Kosova News
Kosova News 20:32 -15/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Për shkak të mosfunksionalizimit të objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, një pajisje me vlerë mbi 20 mijë euro qëndron në magazinë. Për pasojë, studentët nuk mund t’i shohin strukturat anatomike të kafshëve në 3D. Autoritetet e Fakultetit nuk ia mundësuan KOHËS xhirimin e pajisjes.

Mbi 20 mijë euro u shpenzuan në blerjen e një pajisjeje për Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, me qëllim që studentët t’i shihnin strukturat anatomike të kafshëve në 3D.

Por atë nuk e përdorin, meqë ka mungesë hapësire për ta vendosur brenda objektit.

E hapësirën për vendosjen e saj do ta mundësonte funksionalizimi i objektit të ri të Fakultetit, i cili ka filluar të ndërtohet që në vitin 2013, por as edhe këtë vit nuk është i gatshëm për studentët.

“Na ka penalizuar goxha se anatominë e kemi mësuar me ligjërata, me ushtrime, por nuk i kemi pasur aparaturat që janë të nevojshme dhe që i kemi të gatshme”, ka thënë Lekë Kumnova, student në këtë fakultet.

“Është më ndryshe kur ne i shohim ato drejtpërdrejt se sa t’i shohim përmes literaturave”, ka shtuar studentja Aulona Belegu.

Ekipi i KOHËS ka kërkuar nga autoritetet e Fakultetit që ta shohë pajisjen, por këtë nuk e bënë të mundur, nën arsyetimin se nuk e kanë çelësin e magazinës ku ajo ndodhej. Tre profesorë thanë se çelësi ndodhet te sekretari i Fakultetit, e sekretari e tha të kundërtën.

Profesori i Mjekësisë së Veterinarisë, Fatgzim Latifi, i cili është përgjegjës për aparaturën, tha se ajo është në gjendje të mirë, mirëpo nuk është kompetent për të dhënë leje për ta vizituar.

“Ne jemi kujdesur me menaxhmentin, pasi nuk është faji i menaxhmentit që nuk është funksionalizuar objekti, pasi nuk varet nga fakulteti, por nga instancat tjera. Është izoluar mirë dhe është ruajtur mirë aparatura”, ka deklaruar Latifi.

Objekti i ri i Fakultetit nuk është funksionalizuar për shkak se ndodhet afër një largpërçuesi të tensionit të lartë. Kushtet teknike të lëshuara nga KOSTT-i për distancën prej së paku 7 metrash nga largpërçuesi nuk u respektuan kur filloi të ndërtohej objekti. Shkaku i kësaj, në fillim të muajit tetor studentët dhe stafi mbajtën grevë njëjavore.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 15/10/2022 15/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?