KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Moscertifikimi i Listës Serbe, Haradinaj: Nuk respektuan Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës
Politikë

Moscertifikimi i Listës Serbe, Haradinaj: Nuk respektuan Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës

Kosova News
Kosova News 09:48 -25/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se arsyeja e moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit 2024 është mosrespektimi i Kushtetutës dhe ligjit të Kosovës nga ana e kësaj partie.

Haradinaj ka përmendur se Lista Serbe shpesh ka bërë deklarata të dëmshme, si glorifikimi i Putinit dhe qëndrimet kundër Kosovës, duke përmendur gjithashtu edhe përfshirjen e saj në sulme terroriste.

“Lista Serbe realisht nuk ka qenë e kujdesshme me respektuar ligjet e Kosovës, ata kanë bërë shpesh deklarime shumë të këqija, për shembull rrënoftë Serbia, deklarohet në hapje të fushatës. E glorifikojnë Putinin nuk janë distancuar nga këto sulme terroriste ata duhet të bëjnë kujdes se në Kosovë nuk mund të marrin askush me marrë pjesë në proces zgjedhor e me qenë kundër Kosovës e kundër Kushtetutës. Pra janë mirëseardhur në proces zgjedhor por duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj për eo.

Ai shtoi se këta të fundit duhet të distancohen nga qëndrimet kundër Republikës së Kosovës.

“Ne që kemi votuar në vendimin që edhe ata të marrin pjesë, shqetësimet janë të bazuara në sjelljet e Listës Serbe. Duhet ta kuptojnë që Lista Serbe dhe çdokush se nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës duke glorifikues armiqtë e Kosovës”, ka thënë ai.

“Në një shtet tjetër nuk mundesh të marrin pjesë në zgjedhje duke i lavdëruar armiqtë e atij shteti. Lista Serbe i ka glorifikues të këqija kundër të Kosovës dhe duhet të vetëdijesohet dhe ta kuptojnë që shteti i Kosovës duhet të respektohet, unë kam shkarkuar ministra dhe zëvendësministra gjatë qeverisjes sime për një fjalë gojë, vetëm që një ministër ka thënë që Reçaku është falsifikim ka shkuar në shtëpi dhe dy zëvendësministra të tjerë kam shkarkuar vetëm për këtë fjalë”, theksoi kreu i AAK-së

Ai ka theksuar se nëse një subjekt politik do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës, duhet të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe duhet distancuar nga qëndrimet që glorifikojnë armiqtë e Kosovës.

“Pra Lista Serbe nuk mundet të thyej Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, nëse janë për pjesëmarrje politike, për të drejtat e qytetarëve ne çdoherë jemi për por nuk mund të mbyllim sytë kur shkelet Kushtetuta dhe thyhen ligjet tona bëhen akte të tilla”, përfundoi ai.

KQZ-ja në mbledhjen e të hënës ka vendosur të mos e certifikojë Listën Serbe.

Shkak për këtë janë vlerësuar thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Kosova News 25/12/2024 25/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?